E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me 25 vjet burg vrasësi i 3 vëllezërve Gërdhuqi

Vlorë- Gjykata e Vlorës ka vendosur sot dënimin me 25 vjet burg për Dhimitrov Kerrin, akuzuar për vrasjen e tre vëllezërve Gërdhuqi në Vlorë, në vitin 1999. Dënimi për 43 vjecarin i jep fund një prej ngjarjeve të bujshme të kohës, pasi u dedh shumë kohë për gjetjen dhe identifikimin e autorit të vrasjes së trefishtë.

Në seancën e zhvilluar sot, trupi gjykues i përbërë prej tre anëtarëve Marinela Nuni, Fuat Mukaj dhe Vladimir Skënderaj ka rënë dakord për shpalljen e tij fajtor dhe dënimin me 25 vjet heqje lirie.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet se më 12 gusht të vitit 1999 ka vrarë me armë zjarri vëllezërit Stefan, Kastriot dhe Gjikë Gërdhuqi.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 18.30’ në fshatin Mifol të rrethit Vlorë teksa tre viktimat po udhëtonin me mjetin benx me targë Vl 7791. Pas krimit ai u largua nga vendi dhe qëndroi i fshehur në Itali. Por, vite më pas, në 25 maj të vitit 2007, u gjet në burg në Perugia Itali për llogari të drejtësisë Italiane. Pas grumbullimit dhe verifikimit të informacionit mbi vendndodhjen e tij nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u shkëmbye informacion me homologët Italianë, duke bërë të mundur dhe vërtetimin e identetit të të këruarit përmes gjurmëve të gishtave.

Pas kësaj, u kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij dhe tashmë do të vuajë dënimin për krimin e kryer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›