E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatarët:Italianët të na demshperblejnë

Durrës- Peshkatarët e dëmtuar hedhin në gjyq kompaninë italiane për dëmshpërblim, pas dëmeve të mëdha që u shkaktoi me mbytjen e peshkarexhave në portin e Durrësit.

Paraditen e sotme ata janë mbledhur në kantierin e peshkimit të thirrur nga kapiteneria, nga ku kanë tërhequr formularët përkatës për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga goditja me tragetin.

Pas ngjarjes, që ndodhi të shtunën, mësohet se në gjyq kompaninë në fjalë e ka hedhur edhe Kantieri i Durrësit për dëmtimin që i shkaktoi dogut të madh lundrues.

Aktuliahst në rrezik është një anije e dëmtuar, me kapacitetet 80 ton ngarkesë, e mbetur mes dy anijeve të mbytura. Sipas burimeve nga porti bëhet e ditur se anija rrezikon të mbytet nga forca e dallgëve.

Ndërkohë, sipas parashikimeve të bëra nga sinoptikanët pritet një fortunal në det, deri në 7 ballë, çfarë e bën edhe më kritike situatën në port. Anijet e tjera, ndodhen në rrezik, ndaj nevojitet një ndërhyrje e specializuar.

Sipas një llogarie të bërë nga sindikata, dëmi i shkaktuar në total arrin shifrën e 500 mijë eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›