E padit bashkëshortja për dhunë, arrestohet në flagrancë 44 vjeçari
Durrës- Forcat e Policisë së Durrësit kanë ndaluar sot në flagrancë 44- vjeçarin, Shpëtim Mborja. Më datë 22 nëntor është paraqitur në polici bashkëshortja e tij, shtetasja E.M e cila ka bërë kallëzim ndaj tij për ushtrim dhune fizike e psikologjike.
Ajo ka dëshmuar në polici se bashkëshorti e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme, madje e ka rrahur disa herë. Për të policia ka lëshuar mejëherë “Urdhër Mbrojtje”, ndërsa është vënë në ndjekje të shtetasit Shtëtim Mborja. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një arme zjarri pushke mod.56 kalibri 7.62mm me dhe 30 cope fishekë të cilat i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vepren penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.