Mësim nga tragjedia, pezullohen disa punime
“Jemi në një proces të verifikimit të trajtimit të bazamenteve dhe të gërmimeve të territorit ku ndërtohet nga pikëpamja fizike dhe e sistemimit të dherave”, u shpreh nënëkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Vangjush Muço. Ndërsa shtoi se “kemi kontrolluar rreth 20 objekte në ndërtim e sipër dhe kemi vërejtur që disa prej tyre janë në gjendje të tillë që kërkojnë vëmendje nga firmat e ndërtimit në drejtim të marrjes së masave inxhinierike për sistemimin e skarpatave të gërmuara dhe të lëna në gjendjen natyrale, pa marrë masa të mbrojtjes kundër rrëshqitjes dhe të erozionit të tyre”.
Pak ditë pas shembjes së pallatit në lagjen “11 janari” bashkia Gjirokastër ngriti një grup pune, që do të merrej me verifikimin e cilësisë së të gjitha ndërtimeve të kryera gjatë 18 viteve të fundit.