Durrës-Kukës, në gjykatë Lulzim Basha e Andi Toma
Tiranë-Gjykata ka shpallur të pafajshëm sot ish-zëvendësministrin e Transporteve, Armand Teliti dhe ish-drejtoreshën e rrugëve, Lejla Saraçi. Ndërkohë burime nga Prokuroria pohojnë se në bankën e të akuzuarve për rrugën Durrës-Kukës do të shkojë drejtori Juridik, Andi Toma dhe në cilësinë e të pyeturit edhe ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha, aktualisht ministër i Jashtëm. Ata janë aktualisht të vetmit zyrtarë nën hetim për abuzimet me fondet e kësaj rruge.
Zyrtari Toma akuzohet sipas nenit 248 te Kodit Penal se ka shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me ish-ministrin e Transporteve Lulezim Basha, ndërkohe që dy ish-zyrtarët e tjerë, ish-zevendesministri Armand Teliti dhe ish-drejtoresha e rrugeve Lejla Saraçi, që prej ditës së sotme nuk janë më të pandehur. Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të pushojë hetimet për mungesë provash.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme dosja do të dërgohet deri më 6 dhjetor për gjykim. Akuza për shpërdorim detyre do të jetë vetëm në ngarkim të shtetasit Andi Toma, ndërsa pohohet se për këtë çështje do të pyetet edhe ish-ministri Basha.