E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 45-vjeçari, plagosi me armë një shtetas



DURRËS - Vihet në pranga 34-vjeçari Fatmir Xhaferri, pasi ka palosur me armë zjarri një 45-vjeçar. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit pohojnë se prangosja e Xhaferrit është bërë mëngjesin e djeshëm, rreth orës 03:00. Sipas tyre, arrestimi i 34-vjeçarit u bë për arsye se dyshohet që mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:30 është konfliktuar me 45-vjeçarin A. B., për motive të dobëta dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me grushte e më pas me një armë zjarri, tip pistoletë. Gjatë konfliktit edhe Xhaferri është vetëplagosur me armë në krah. I plagosuri A. B. ndodhet në trajtim mjekësor në Spitalin e Durrësit, ndërkohë që Xhaferri, pas mjekimit, është çuar në mjediset e paraburgimit. Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes u gjet dhe u bllokua si provë materiale, një armë zjarri, pistoletë model 54 e kalibrit 7. 62 mm. Dosja ndaj Xhaferrit, i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit, për akuzën e “tentativës së vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

SHKURTE
Gjendet kufoma në bregdet, nisin procedurat e identifikimit

DURRËS - Trupi i pajetë i një njeriu është gjetur mëngjesin e së mërkurës në breg të detit Adriatik. Banorët e fshatit Kallm në rrethin e Durrësit kanë gjetur dje në mëngjes një kufomë të paidentifikuar, e cila mendohet të jetë e moshës 60 vjeç. Kufoma është e seksit mashkull dhe u gjend në breg të detit. Banorët kanë njoftuar policinë në lidhje me këtë rast. Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për këtë rast. Uniformat blu, kanë nisur kërkimet për të bërë të mundur identifikimin e personit të gjetur.

Zjarri në autobotin e naftës shkrumbon dy kamionë

KUKËS - Dy makina të një prej firmave që ndërtojnë rrugën Durrës-Morinë, janë shkrumbuar nga flakët. Burime zyrtare të Policisë së Kukësit bëjnë të ditur se një zjarr i fuqishëm përfshiu dy automjete në kantierin e firmës "Albbuilding", që merr pjesë në ndërtimin e autostradës Morinë-Kukës-Durrës, rreth 4 kilometra larg qytetit të Kukësit. "Kjo ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të dy ditëve më parë, kur një zjarr i fuqishëm përfshiu papritmas një autobot me rreth 5 000 litra naftë në kantierin e ndërtimit të firmës “Albbuilding”. Zjarri dogji tërësisht autobotin bashkë me gjithë ngarkesën", - i thanë burimet zyrtare të policisë. Si rrjedhojë u dogj edhe një automjet tjetër, i ngarkuar me çimento, që ndodhej pak metra larg.

Ndalohet, vodhi pijet alkoolike brenda lokalit

GJIROKASTËR - Arrestohet hajduti i lokalit në Mashkullorë. Policia e Gjirokastrës tha se nga ana e Specialistëve të Krimeve Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut është bërë arrestimi i shtetasit Petrit Aliko, 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mashkullorë të rrethit Gjirokastër, i dënuar më parë për veprën penale të “kanosjes”. Prangosja e tij është bërë pasi ky person, ditën e martë, rreth orës 04:00 të mëngjesit, dyshohet të këtë vjedhur me thyerje lokalin e qytetarit M. H., nga fshati Mashkullorë. Pasi ka prerë hekurat dhe thyer dritaren është futur në lokal dhe ka marrë një sasi pijesh alkoolike dhe freskuese.

Prangoset i kërkuari për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

KORÇË - Policia e Komisariatit të Korçës ka ndaluar një banor të këtij qyteti i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar edhe më parë për një vepër të rëndë penale. Burime zyrtare të Policisë rajonale të Korçës bënë të ditur se Shpëtim Rushani, 50 vjeç, u ndalua pasi ndaj tij rëndonin akuzat e "kanosjes dhe dhunimit të banesës”, “mbajtje e municionit luftarak pa leje” si dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta". Ngjarja për të cilën janë ngritur këto akuza ka ndodhur më 26 shtatorin e kaluar, në lagjen ku banon vetë Rushani. Policia nuk bëri të njohura hollësi të kësaj ngjarjeje, por tha se nga ajo ditë ai ka qëndruar i fshehur. Sipas policisë, Rushani ka qenë i dënuar më parë për "kanosje serioze për vrasje" dhe "vjedhje".

6 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›