E Diel, 1 Nëntor 2026

Skema si do të përllogaritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë

Çfarë humbin ata që kanë përfituar më parë lekë, letra me vlerë dhe pasuri të paluajtshme. Emrat që kanë marrë përgjigje për kërkesat në Ministrinë e Drejtësisë

Laureta Rryçi

Zbardhet skema se si do të përllogaritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë. Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave, Entin Kombëtar të Banesave dhe Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë dy formularët e rinj që iu duhet të plotësojnë ish-të dënuarit politikë për të mësuar nëse do t’iu zbritet shuma që u takonte paraprakisht. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, të gjithë ata të dënuar politikë, që kanë përfituar dëmshpërblime nga ligje të mëparshme, shuma e përfituar do t’iu zbritet në dëmshpërblimin e tanishëm që pritet të shpërndahet për secilin. Përfitimet do të llogariten edhe nëse janë marrë në formën e lekëve, letrave me vlerë apo në formën e pasurisë së paluajtshme. Vendimi ka përcaktuar që do të ketë dy formularë për ata që kanë përfituar në lekë dhe në letra me vlerë si dhe për ata që kanë përfituar në pasuri të paluajtshme. Ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, që pretendojnë të përfitojnë dëmshpërblim, duhet të plotësojnë formularin me të dhëna të sakta pasi rrezikojnë të përballen me ligjin për të dhëna të rreme. Madje, jo vetëm kaq, por vendimi ka përcaktuar që ish-i dënuari humbet çdo të drejtë për të përfituar dëmshpërblim nëse deklaron të dhëna të rreme. Vendimi ka përcaktuar rregulloren për përfituesit që ndodhen brenda dhe jashtë vendit. Për ata që ndodhen brenda vendit ka përcaktuar si institucionin për formularët e vetëdeklarimit Postën Shqiptare, ndërsa për përfituesit që janë jashtë vendit do të komunikohet nëpërmjet shërbimit konsullor në shtetin ku ndodhen.
Skema
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar, si më poshtë vijon: në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e ish-Bankës së Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën e zbritshme të dëmshpërblimit, brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është .....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik zznj.....” ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është ....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish- i dënuari politik zzj......Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse të ne nuk ka të dhëna”.
Për pasuritë e paluajtshme
Çdo kërkues, brenda dhjetë ditësh nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në pasuri të paluajtshme, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë, së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, u dërgon Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga një kopje të formularit të plotësuar dhe u kërkon të verifikojnë përfitimet në pasuri të paluajtshme nga ish-të dënuarit politikë ne ligjet e mëparshme. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pasi verifikojnë, secila, përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat arkivore që kanë, i dërgojnë Ministrisë së Drejtësisë përgjigje zyrtare për masën e zbritshme të përfitimit. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Pasurive të Paluajtshme brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës i japin përgjigje sipas tekstit në vijim: “ Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është.....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme”, ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është ....lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik zznj.... Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.
Paraqitja në Ministrinë e Drejtësisë e formularëve të vetëdeklarimit nga ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, kryhet, brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare sh.a. Për kërkuesit me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i këtij formulari kryhet nëpërmjet shërbimit konsullor përkatës. Punonjësi përgjegjës e përfshin këtë formular në dosjen individuale përkatëse. Pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Drejtësisë bën zbritjen e masës së përcaktuar prej tyre nga shuma e dëmshpërblimit, e përllogaritur sipas Nenit 6 të ligjit që u miratua në fundvitin e 2007-s për të përndjekurit politikë.

Shega Muhamet Nafije Rusi 9/3/1929 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 7301 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hysen Hajdar Hatixhe Çela 8/8/1910 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 7302 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hajri Izet Sadete Mane 15/4/1915 Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 7303 11/4/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Luman Halil Hido Boçi 23/12/1923 Gjirokastër Dënim Kapital E papërcaktuar 7304 11/4/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Jani Mitro Kostandina Nika 22/6/1958 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 7305 11/4/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Mehmet Sherif Gurie Bajrami 17/3/1936 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 7306 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kamber Arif Demirkë Beleshko 3/6/1908 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 7307 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Stavri Naum Lisaveta Ruvina 23/7/1946 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 7308 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sallten Karafil Refiko Çoçka 25/7/1916 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 7309 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Iliaz Feim Zyri Metko 22/3/1922 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 7310 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhemil Qemal Alltëzije Feto 8/2/1937 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7311 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rakibe Sabri Behije Feto 8/12/1938 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 7312 11/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gasper Mark Shaqe Pali 4/10/1899 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11309 17/6/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Mark Ndoc Sate Ndoci 2/2/1918 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 11308 17/6/2008 Jashtë afatit
Terezina Kolë Marije Zorba 6/6/1927 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11307 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Zef Jakë Lena Zorba 7/2/1920 Mali-Zi Dënim me Burg E papërcaktuar 11306 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ismail Ibrahim Lije Hasa 5/6/1926 Shtëmbaj, Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 1896 27/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Abdulla Sali Hava Sali 16/6/1914 Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 11305 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Halim Seran Mine Musaj 8/10/1910 Turaj Dënim me Burg E papërcaktuar 1905 27/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Mane Cubel Bute Sokoli 20/4/1938 Tropojë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9851 20/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hysni Halil Xheko Dhima 4/6/1942 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 9850 20/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Llazo Dhimitri Vasillo Koça 14/3/1882 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 9849 20/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vladimir Toko Ruzhe Dhora 30/5/1928 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 9840 20/5/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Leopold Loro Marije Shkreli 5/9/1939 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11304 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Mane Slih Hane Karamani 2/11/1883 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 9847 20/5/2008 Shqyrtim në Themel ( i bashkërenduar)
Mehmet Brahim Vezire Veliaj 6/2/1921 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 9846 20/5/2008 Shqyrtim ne Themel (i bashkërenduar)
Sherif Hysen Shahe Qerani 22/12/1891 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 9841 20/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Halit Oso Hato Agovi 6/3/1926 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11303 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Tahir Rait Dudë Deromemaj 5/3/1921 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 9848 20/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Halit Muharrem Hamide kazazi 3/3/1900 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 11693 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Elmaz Seran Mine Musaj 14/3/1907 Topojan, Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 1905/1 27/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Rushan Rapo Hyri Demiraj 4/8/1926 Eçmenik, Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 2009 28/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Karlo Jaras Ermioni Sllafko 31/12/1944 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 968 15/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Xhafer Abas Meme Estrefi 21/12/1926 Greqi Dënim me Burg E papërcaktuar 9845 20/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mehmet Mustafa Gjyrsyme Sedja 10/8/1904 Kavajë Dënim me Burg E papërcaktuar 2060 29/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Albert Ali Zaide Pasko 7/4/1966 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 11302 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Lodovik Gasper Shuke Ndreka 23/7/1931 Juban, Guri i Zi, Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11694 26/6/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Skënder Zyber Feruze Zyka 15/2/1908 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 963 15/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Valentin Gasper Shuke Ndreka 18/6/1938 Gur i Zi Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11695 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Simon Mark Marije Preni 13/8/1932 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 1898 27/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Gaqe Anagnost Qirane Muzina 30/6/2008 Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 9844 20/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xheladin Skënder Remzie Zyka 28/10/1942 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 964 15/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Shyqyri Xhafo Esma Sinanaj 5/2/1918 Visokë, Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 1916 27/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Theodhor Jorgji Kostandina Çoka 19/8/1894 Belic, Maqedoni Dënim Kapital E papërcaktuar 1986 28/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Dylber Beqir Seferije Shkëmbi 25/7/1964 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 9843 20/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Xhemal Qazim Hava Xhixho 10/2/1890 Skrapar Dënim me Burg E papërcaktuar 9842 20/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Foto Kristo Janulla Papakristo 17/6/1900 Ymerefend, Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 1992 28/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Sherif Mehmet Fahrije Çela 16/8/1912 Mollas Dënim me Burg E papërcaktuar 9994 22/5/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Niko Mina Aleksandra Deli 5/10/1943 Korçë Urdhër nga Hetuesia E papërcaktuar 1895 27/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ymer Ali Mine Plaku 15/3/1905 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 9992 22/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nebije Hamit Hanushe Plaku 15/6/1941 Konispol, Sarandë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 1253 19/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Faik Osman Sulltane Rika 1/10/1947 Elbasan Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9996 22/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Prel Tome Lule Gurraj 5/5/1918 Dukagjin, Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2073 29/2/2008 Shqyrtim ne Themel (i drejtpërdrejtë)
Sulltane Brahim Merushe Rika 27/1/1923 Elbasan Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 9997 22/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Irfan Jahja Zime Muço 5/3/1930 Çezmë e Madhe, Pogradec Dënim Kapital E papërcaktuar 1917 27/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Qamil Halim Esma Sokoli 15/5/1904 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11696 26/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Spiro Anastas Vasiliqi Çavo 11/8/1910 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 910 15/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Xhemal Ibrahim Hike Llanaj 12/6/1906 Burrel Dënim Kapital E papërcaktuar 30/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Marash Vat Luke Lumaj 13/6/1911 Vermosh, Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 2031 28/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Isuf Ymer Leme Përroi 3/5/1904 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 9998 22/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Nikolin Mati Roza Lufi 30/11/1961 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 1692 25/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Gasper Simon Shuke Ndreka 6/1/1895 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11697 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rexhep Idriz Tine Bushaj 13/7/1896 Postribë, Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 2029 28/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Hysen Malo Bice Quku 10/5/1925 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11698 26/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ismete Raif Habibe Llanaj 7/3/1919 Elbasan Dënim me Mjekim te Detyruar E papërcaktuar 1596 22/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ismail Ramazan Merushe Liçi 5/12/2001 Shalës Dënim me Burg E papërcaktuar 11301 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Artan Çlirim Bukurije Lenja 22/11/1970 Tiranë Dënim Kapital E papërcaktuar 2007 28/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Shaban Bauramit Gurie Dervishi 20/10/1956 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 9989 22/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)

6 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›