E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 55-vjeçari, akuzohet për “falsifikim të dokumenteve zyrtare”

TIRANË - Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës Kujtim Borovën, 55 vjeç, me akuzën “falsifikim i dokumenteve zyrtare”. Sipas burimeve zyrtare të policisë, ndaj këtij shtetasi disponoheshin informacione operative se kryente falsifikime të dokumenteve zyrtare. Në sajë të menaxhimit të punës u mundësua kapja në flagrancë e tij me një dëftesë pjekurie të falsifikuar, e cila në brendësi të saj kishte vulën e Drejtorisë së Shkollës së Mesme të Kamzës. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Kujtim Borova, policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale dokumente të falsifikuara si: 4 pasaporta shqiptare, në emër të shtetasve të ndryshëm, 1 pasaportë kanadeze, 1 certifikatë personale në emër të një shtetasi dhe 1 fletëgaranci e plotësuar për në Ambasadën e Gjermanisë. Gjithashtu u bllokuan edhe 5 modele të vulave të Drejtorisë Arsimore Tiranë, 1 model vule i Ministrisë së Arsimit, 1 model vule i Doganës Durrës, 1 model vule i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës në letër kalk. Ndërkohë, aktet procedurale në ngarkim të të arrestuarit i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

11 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›