E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 70-vjeçari, vrau fqinjin për pronën



FIER - Arrestohet autori i vrasjes së 70-vjeçarit në fshatin Kuqar të Patosit. Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga Veli Nuhajn, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materialet mjetet me të cilat ai ka kryer krimin, një sëpatë dhe një thikë. 70-vjeçari goditi për vdekje bashkëfshatarin e tij Ferit Hoxha, i cili u gjet nga të afërmit mëngjesin e së premtes në pronën e tij në vendin e quajtur Përroi i Aliut. Pas hetimeve dhe kërkimeve në fshatin Kuqar policia identifikoi Veli Nuhaj ai autor të krimit.
Fillimisht u mendua se autori dhe viktima kishin pasur konflikt pronësie, ndërsa më pas rezultoi se shkak i vrasjes kishin qenë motive të dobëta mes tyre.

FNSH-ja e Shkodrës mban në “shtetrrethim” tunelin

Forca të shumta policore, përfshirë edhe ekipet speciale të FNSH-së, janë vendosur prej dy ditësh në hyrje të tunelit të Thirrës, ndërsa drejtuesit e kompanisë kanë ndaluar edhe përdorimin e celularëve, aparateve fotografike apo kamerave nga punonjësit apo vizitorë të ndryshëm në mënyrë që të mos komunikojnë. Po ashtu, dëshmitë e personave të pranishëm në vendin ku bëhen punimet thonë se është e ndaluar për të gjitha mediat që të afrohen më shumë se 500 metra nga hyrja e tunelit. Sipas tyre, për mbajtjen e “shtetrrethimit” po përdoren forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë ardhur nga Shkodra.
Sipas prononcimit të bërë për gazetën nga një punonjës, por që nuk duhet të identifikohet, në tunelin nr. 2 janë kryer punime të shpejta, pasi është dashur që të përfundojë brenda 15 ditëve të parë të muajit qershor. Në këtë tunel janë kryer shpërthime masive, duke përdorur lëndë plasëse, të cilat dyshohet se kanë tronditur strukturat gjeologjike të tokës. Tashmë ato kanë sjellë shembje masive në zona të ndryshme. Si pasojë e përdorimit të lëndës eksplozive janë dëmtuar edhe disa objekte dhe banesa në zonën përreth. Konkretisht, shtëpia e 85-vjeçarit Llesh Çupi ka pësuar dëmtime gjatë shpërthimeve me tritol. Ai e ka banesën në një zonë shumë afër hyrjes së tunelit. Vetë firma “Bechtel&Enka” ka lajmëruar se në tunelin nr. 2, në kilometrin e tretë ka shembje masive që variojnë në një gjatësi nga 10 deri 150 metra. Nuk është dhënë asnjë detaj tjetër për situatën në brendësi të tunelit, ndërsa punonjësit janë paralajmëruar se do të pushohen nga puna nëse japin të dhëna për gjendjen brenda tuneleve.

9 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›