Arrestohet Agim Tollani, kërkonte martesë me punonjësen e policisë Shantazh me sms oficeres së policisë, pranga 23-vjeçarit
Një 23-vjeçar nga Tirana u arrestua dje me akuzën se ka kanosur, fyer dhe shantazhuar në telefon një punonjëse të policisë së objekteve.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës. Sipas këtyre burimeve, personi i arrestuar është 23 vjeçari, Agim Tolltani, që ka rënë në prangat e efektivëve të komisariatit numër një të kryeqytetit rreth orës 13:00 të mesditës së djeshme. Burime policore pohuan se 23 vjeçari Tolltani kishte disa kohë që njihej me efektiven e policisë 30 vjeçare, të cilës i kërkonte martesë. Ajo e kishte denoncuar disa herë, por ai vetëm sa ishte shoqëruar në polici, sepse më pas ishte lënë i lirë, pasi premtonte se do e linte të qetë vajzën. Gjatë ditës së djeshme ai ka nisur sërish telefonatat dhe shantazhet ndaj polices, duke i kërkuar martesë. E ndodhur në këtë situatë oficerja e ka denoncuar sërish, ndërsa kolegët e saj blu nuk kanë hezituar ta prangosin dhe ta dërgojnë në qelitë e izolimit të komisariatit numër një. Pas marrjes së deklarimeve nga i arrestuari, policia ka përcjellë në prokurori dosjen në ngarkim të tij duke ngritur paraprakisht akuzat: “kanosje”, “fyerje”, “shpifje” dhe “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”, parashikuar nga nenet 84,119,120,e 275 të Kodit Penal. Mësohet se i riu pretendonte gjatë bisedave se dispononte materiale, publikimi i të cilave mund ta dëmtonin 30- vjeçaren, ndaj në këmbim të sekretit ai kërkonte martesë me të. Po kështu, bëhet e ditur se gjatë shoqërimeve të mëparshme në polici, atij i ishte kërkuar të hiqte dorë nga policja, çka e kishte pranuar gjatë kohës që ndodhej në mjediset e komisariatit, por ende pa kaluar pak ditë ai kthehej sërish duke i bërë asaj shantazhe dhe presione, me qëllim që t’i mbushte mendjen për martesë. Hetimet e policisë kanë nxjerrë se Tolltani ishte bërë i bezdisshëm për 30 vjeçaren, pasi çdo ditë i dërgonte disa mesazhe dashurie në celular si dhe një numër të madh telefonatash, herë duke e kërcënuar e shantazhuar dhe herë duke e marrë me të mirë, me qëllimin që ajo të lidhej me të. Sms-të e të riut dhe bisedat telefonike tashmë janë sekuestruar nga agjentët e policisë, të cilët tashmë kanë ngritur ndaj tij akuzën e “kanosjes” dhe “përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Më pas janë analizuar edhe shantazhet e bëra në drejtim të 30 vjeçarës, të cilën i riu në momentin që është bindur se nuk mund të arrinte të lidhej me të, ka nisur nga fyerjet dhe shpifjet, me qëllim denigrimin. Nisur nga ky fakt, ekspertët e Hetimit të Krimeve kanë ngritur paraprakisht edhe akuzat e “fyerjes” dhe “shpifjes” të konsumuara nga i riu kryeqytetas. Pas plotësimit të dosjes në ngarkim të tij, policia e ka dërguar në prokurori, ndërkohë që kishte dërguar me pranga në qelitë e shoqërimit autorin e dyshuar të këtyre veprave penale, Agim Tolltani. Pas analizimit nga prokurori i gatshëm i dosjes në ngarkim të tij, pritet të vendoset nëse do të kryhen veprime të mëtejshme procedurale dhe dosja të dërgohet në gjykatë, apo prokuroria të vendosë lirimin e tij. Veprat penale për të cilat akuzohet i riu parashikojnë një dënimin që në maksimum shkon në një vit burg. fa.ma.