E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqpërdorimi i telefonit, dënohet një vit burg



TIRANE - Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike është vepra penale që parashikohet nga neni 275 i Kodit Penal. Në këtë dispozitë parashikohet se: “Thirrjet telefonike keqdashëse, që bëhen me qëllimin për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit”. Sipas policisë së kryeqytetit, i riu Agim Tolltani e ka konsumuar këtë vepër penale tërësisht, pasi qëllimi i telefonatave të tij ndaj 30 vjeçares police ishte shqetësimi i vazhdueshëm dhe detyrimi i saj që lidhej patjetër me të arrestuarin. Po kështu, ai, nëpërmjet telefonatave dhe sms-ve ka kërcënuar vazhdimisht denoncuesen, shpeshherë duke shpifur ndaj saj, apo duke e fyer atë, ku nuk ka nguruar as ta kanosë. Të gjitha këto vepra penale parashikojnë dënime me gjobë dhe burgim, i cili shkon në maksimum deri në një vit burg. f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›