Konsorciumi Limak - Aeroports de Lyon nënshkroi dje kontratën Kosova “jep” aeroportin,100 milionë euro investime
Për herë të parë në Kosovë u nënshkrua një marrëveshje koncesioni me një kompani të madhe publike, aeroportin e Prishtinës.
Qeveria e Kosovës dhe Konsorciumi Limak - Aeroports de Lyon, kanë nënshkruar dje kontratën për dhënien me koncesion të aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës, për 20-vjetët e ardhshme. Besohet se kontrata do të hapë dyert për investime më të mëdha nga jashtë. Kontrata u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë dhe i Financave në Kosovë, Ahmet Shala, nga ai i Transportit e Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, si dhe nga përfaqësuesit e dy kompanive ndërkombëtare. Pas nënshkrimit, Konsorciumi Limak - Aeroports de Lyon, u zotua se deri në vitin 2012 do të investojë rreth 140 milionë euro. Zëvendëskryetari i Bordit udhëheqës të Limak-ut, Sezai Bacaksuz, shpalosi synimin që numri i udhëtarëve nga 1.5 milion sa janë aktualisht, të rritet në 4 milionë në vit. Mes investimeve parashihet zgjerimi i terminalit prej 27 mijë metrash katrorë, zgjerimi i vendparkimit për automjete, modernizimi i kullës së kontrollit etj. Përfaqësuesit e konsorciumit e morën që dje në menaxhim aeroportin, me zotimin se punëtorët, të cilët aktualisht janë duke punuar, nuk do të pushohen. Aeroporti do të mbetet 100 për qind në pronësi të Kosovës, por do të shfrytëzohet për 20 vjet nga kompanitë e marrëveshjes.