Arrestohet Eshli Kol në gjendje të pirë
Futbollisti anglez, Eshli Kol, është arrestuar, pasi në gjendje të pirë po prishte qetësinë publike. Mbrojtësi 28-vjeçar i Çelsit është lënë i lirë me kusht menjëherë më pas dhe i është dashur të paguajë një gjobë prej 90 eurosh. Sipas tabloideve angleze, ka përfunduar në pranga në orët e para të mëngjesit përpara një klubi në kryeqytet. Kol ishte në gjendje të dehur dhe kishte ofenduar agjentët e policisë në momentin, kur ata po e arrestonin.