Arrestohet Gjergj Hajati, i kërkuar nga FBI-ja
Ndalimi, në afërsi të pikës kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për largim drejt Malit të Zi.
Shkodër – Kishte mundur t’u shpëtonte prangave në Amerikë duke u larguar për në Shqipëri, por është arrestuar vetëm pas tre muajsh. Gjergj Hajati, edhe pse kishte përdorur emrin fals George në SHBA, është vënë dje në pranga për një vepër penale të kryer atje. Burime policore thanë për gazetën se Gjergj Hajati ishte në kërkim ndërkombëtar nga FBI-ja, e cila kishte njoftuar me një shkresë të posaçme edhe autoritetet policore shqiptare.
Operacioni
Pas njoftimit të marrë uniformat blu kanë “bërë sytë katër” duke marrë informacion për vendndodhjen e mundshme të Hajatit. Dje në mëngjes forcat e Policisë Kufitare kanë mundur të ndalojnë të shumëkërkuarin prej shërbimeve federale amerikane. Sipas të dhënave paraprake, Hajati ishte shpallur në kërkim nga FBI-ja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vjedhje me mashtrim, por rezultonte se fshihej në Shqipëri. Ai u arrestua dje në kufirin malazez dhe bëhet e ditur se i arrestuari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës figuronte me emrin George Hajati, emër me të cilin ai qarkullonte. Ndalimi i tij është bërë në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit gjatë tentativës për t’u larguar në drejtim të Malit të Zi. Por policia ka rënë në gjurmët e tij, se kush ishte në të vërtetë duke e ndaluar menjëherë.
Hetimi
Tani janë organet e tjera që do të merren me çështjen e tij. “Pas një hetimi disamujor, nga ana e Agjentëve të Departamentit Amerikan të Shtetit pranë Ambasadës Amerikane, agjentëve të FBI-në në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Gjergj Hajati, 31 vjeç, banues në SHBA, me shtetësi amerikane dhe shqiptare”, - pohojnë burimet zyrtare të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, Gjergj Hajati është shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Distriktit Harford, SHBA, ka lëshuar “urdhër arresti” më datë 24.01.2008, për veprën penale të mashtrimit në fushën e kredive në vlera shumë të mëdha dhe falsifikimit. Vepra këto të parashikuara nga Neni 18, Seksioni Nr. 1341 i Kodit Penal të SHBA-ve, në të cilën parashikohet deri në 30 vite burg.
Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar si kapoja i një rrjeti të trafikut të drogës
Policia italiane e Savonës ka bërë të ditur se ka arrestuar kreun e një bande që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Arlind Doçi, 23 vjeç, është arrestuar pasi drejtonte një rrjet të shpërndarjes së kokainës. Policia tha se ndaj Doçit ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga prokuroria për shpërndarje droge, në kuadër të operacionit të koduar “Marakana”, që çoi në pranga një duzinë personash gjatë fundit vitit të kaluar. Policia tha se i riu është ndaluar në Brindisi, pasi kishte zbritur nga një traget që ishte nisur nga Shqipëria. Sipas deklaratave të karabinierëve në mediat italiane, Doçi dhe njerëzit e tij shpërndanin sasi të konsiderueshme kokaine brenda një jave. Gjatë operacionit të zhvilluar më parë, policia kishte vënë në pranga shumë persona të moshës 19 deri në 29 vjeç, që merreshin me shpërndarjen e drogës.
Itali, kapen nga policia 15 kg kanabis të nisura nga Vlora
Policia italiane ka sekuestruar 15 kilogramë kanabis, me origjinë shqiptare. Media e shtetit fqinj ka bërë të ditur se droga është kapur në një autobus, që sipas policisë, përdoret nga emigrantët shqiptarë për të dërguar pako të ndryshme. Sipas policisë, autobusi ishte nisur nga Vlora me drejtim Milanon. Por gjatë ndalimit në Calenzano, një qytetar shqiptar ka tërhequr disa pako. Por shoferi i autobusit i ka dorëzuar dhe një valixhe tjetër të një bashkëkombësi të tij, me arsyetimin se nuk e merrte dot, pasi nuk ishte. Pas disa ditësh ai ka vendosur që ta dorëzojë në polici. Kur “Guardia di Financa” e ka hapur atë, ka gjetur brenda 15 kilogramë kanabis. Më pas kanë nisur hetimet për gjetjen e pronarit të saj.
19 Mars 2009