E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lihen pa kontroll, punonjësit socialë grabisin paratë e shtetit

Skandali, 20 institucione shtetërore sociale, mbi dy vjet pa auditim. Kontrolli, zbardhen abuzimet e kryera nga institucionet sociale gjatë 2008-s

Jonida Tashi

Skandali me qendrën e Poliçanit duket se ka qenë vetëm maja e ajsbergut, që tregoi shkeljet e bëra nga ish-ministri i Punës, Kosta Barka. Ish-kreu i Ministrisë së Punës nuk është larguar nga posti i ministrit pa lënë asnjë gjurmë në institucionet që ka pasur në varësi të dikasterit që ai drejtonte. Fakt ky që vërtetohet më së miri me lirinë e madhe të veprimit që ish-ministri Barka u ka dhënë institucioneve sociale, mbi të cilat prej më shumë se dy vjetësh nuk ishte ushtruar asnjë kontroll auditimi. Sektori i Auditimit në Shërbimin Social Shtetëror (SHSSH) ka konstatuar shkeljet e bëra gjatë vitit 2008 nga institucionet shtetërore të përkujdesit social.
Kontrolli
Sipas të dhënave nga kontrolli që ka kryer Sektori i Auditimit, efektet financiare të zbuluara kapin shumën 1 296 000 lekë, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e përllogaritjes gabim të pagave të punonjësve, të likuidimeve me bankë për më tepër ose për më shumë, dhe përllogaritjes gabim të kontributit të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat. Qendra e Zhvillimit në Berat i ka shkaktuar dëmin më të madh në lekë shtetit gjatë vitit të kaluar, ndërsa pas saj renditet Qendra e Zhvillimit në Shkodër. Gjithashtu, Sektori i Auditimit, nga realizimi i auditimeve të bëra në institucionet sociale, ka konstatuar të meta dhe mangësi në zbatim të legjislacionit financiar në fuqi.
Rekomandimet
Pas evidentimit të shkeljeve të konstatuara Sektori i Auditimit ka dhënë edhe rekomandimet përkatëse për masat që duhet të marrin institucionet që kanë abuzuar për shlyerjen e dëmit. Kështu, gjatë auditimit të bërë janë lënë gjithsej 163 rekomandime, nga këto 74 janë rekomandime për masa zhdëmtimi dhe 89 për masa organizative. Sipas burimeve nga Shërbimi Social, të gjitha rekomandimet janë pranuar nga ana e institucioneve dhe janë duke u zbatuar. Në raportimin realizimit të buxhetit të Shërbimit Social Shtetëror bëjnë pjesë: Realizimi i buxhetit në masën 99.9 për qind në zërin paga në masën 99 për qind, sigurime shoqërore 96 për qind dhe shpenzime operative 100 për qind, kjo për Administratën Qendrore, Zyrat Rajonale dhe Institucionet e Përkujdesit Shoqëror. Në shpenzimet operative, ka pasur një rritje prej 25 800 mijë lekësh, rritje e cila është përdorur për likuidimin e detyrimeve për pagesat e energjisë elektrike, shpenzime telefonike, ruajtjen e ambienteve, honorare, shpenzime postare, udhëtim e dieta për monitorimin dhe inspektimin e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë, shërbimeve e standardeve, karburante, riparime automjetesh, mirëmbajtje dhe ujë, ushqime, kuotën ushqimore dhe vetjake të klientëve etj.

Tre institucione i “shpëtojnë” kontrollit

Nga 20 institucione shtetërore sociale, vetëm tre prej tyre i kanë “shpëtuar” kontrollit nga Sektori i Auditimit. Mosrealizimi i programit të auditimit për këto tre institucione, sipas Shërbimit Social, ka ardhur se për disa arsye. Së pari, Sektori i Auditimit për tremujorin e parë të vitit 2008, ka funksionuar me një punonjës. Duke qenë se gjendja e 20 institucioneve të audituara paraqitet mbi 2 vjet pa u audituar, koha e harxhuar për auditimin e tyre është sa ajo e auditimit të dy institucioneve së bashku. Mungesa e kohës fizike ka bërë që tre institucione sociale ta kalojnë edhe vitin 2008 pa auditim, ashtu siç ka ndodhur edhe në dy vitet e mëparshme.

Të dhënat që kanë dalë gjatë auditimit

Periudha Dëmi Dëmi shkaktuar në vite
Nr. MISIONE TË REALIZUARA e Gjithsej Viti Viti Viti
Auditimit 2006 2007 2008
1 2 3 4 5
MISIONE TË PLOTA
Sherbimi Social Shteteror 0
1 Shtëpia e të Moshuarve Fier 18.10.06 deri 31.12.07 0
2 Shtëpia e Foshnjës Vlorë 01.01.06 deri 31.12.07 11 11
3 Qëndra e zhvillimit Berat 30.04.06 deri 12.05.08 429 210 219
4 Qëndra e zhvillimit Shkodër 02.02.06 deri 30.06.08 229 120 109
5 Zyra Rajonale Durrës 01.03.06 deri 30.06.08 0 0 0
6 Shtëpia e të Moshuarve Shkodër 01.02.06 deri 31.08.08 0 0 0
7 Shtëpia Parashkollor Shkodër 01.02.06 deri 30.09.08 0 0 0
8 Shtëpia e fëmijëve Shkodër 01.02.06 deri 30.0808 3 3
9 Shtëpia e fëmijëve Shkollor Shkodër 01.02.06 deri 30.09.08 125 43 82
10 Qendra e zhvillimit Ditor Korcë 01.06.06 deri 30.09.08 2 2 0
11 Qendra e zhvillimit rezidencial Korçë 01.06.06 deri 30.09.08 96 96
12 Zyra Rajonale Korçë 01.06.06 deri 30.09.08 0 0 0
13 Zyra Rajonale Kukës 01.09.06 deri 30.09.08 93 93 0
14 Zyra Rajonale Elbasan 01.05. 06deri 30.09.08 29 29
15 Zyra Rajonale Berat 01.09.06 deri 30.11.08 107 9 98
16 Zyra Rajonale Fier 01.10.06 deri 30.11.08 0 0 0
17 Shtëpia e të Moshuarve Gjirokastër 30.09.07deri 30.11.08 172 172
Shuma 1 1,296 506 618 172
MISIONE TEMATIKE
SHËRBIMI SOCIAL SHTETËROR
1 Zyra Rajonale Lezhë 30.05.2008 0 0 0 0
SHUMA 2 0 0 0 0
2 MISIONE INVESTIGUESE DHE MBIKQYRJEJE 0 0 0 0
SHUMA 3 0 0 0 0
3 TOTALI 1,296 506 618 172

19 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›