Lista e banorëve të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Fierit, Kuçovës dhe Elbasanit, që marrin tapitë
Gazeta boton të plotë listën me emrat e banorëve që marrin lejen e legalizimit. Çmimet që duhet të paguajnë për kalimin e pronësisë dhe tarifa e shërbimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme kalimin e pronësisë së truallit të banesave informale të banorëve të 5 qarqeve të vendit. Më poshtë gazeta po boton të plotë listën e emrave të banorëve që përfitojnë lejen e legalizimit dhe ligjërojnë objektin e ndërtuar pa leje. Nga vendimi i djeshëm i qeverisë përfitojnë banorët e qytetit të Kuçovës, të qarkut të Beratit komuna Perondi, banorët e ish-Kënetës në Durrës, banorët e disa lagjeve në qytetin e Elbasanit, banorët e lagjes “Kongresi i Përmetit” në qytetin e Fierit, banorët e lagjes “Gafurr Muça” në qytetin e Lushnjës, banorët e Tepelenës, Përmetit dhe të njësive bashkiake 2, 4, 6, 7, 8 në Tiranë.
Për këta banorë është përfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor, është kryer verifikimi i dokumentacionin dhe verifikimi në terren i objektit pa leje dhe dosja ka shkuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Banorët, të cilët nuk kanë paguar faturën financiare, duhet të paguajnë në bazë të sipërfaqes dhe çmimeve që janë parashikuar në ligjin e legalizimeve. Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha çmimi për një sipërfaqe deri në 100 m2 është 100 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 200 m2 çmimi është 150 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 300 m2 çmimi është 200 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 400 m2 çmimi është 300 mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 500 m2 pagesa është 400 mijë lekë. Ndërsa për parcelat ndërtimore që ndodhen brenda vijave të verdha banorët do të paguajnë për sipërfaqe deri në 100 m2, 200 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 200 m2, 300 mijë lekë, për sipërfaqe deri në 300 m2, 400 mijë lekë dhe për sipërfaqe deri në 300 m2 banorët do të paguajnë sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë. Përveç pagesës për truallin e zënë nga ndërtimi informal, banorët do të paguajnë dhe tarifën e shërbimit për të gjithë dokumentacionin që përgatitet nga ALUIZNI. Tarifa e shërbimit do të kushtojë 4 mijë lekë dhe kjo vlerë është e pandryshueshme, pavarësisht sipërfaqes së ndërtimit, numrit të kateve apo destinacionit të përdorimit të objektit informal.
19 Mars 2009