Varfëria në kryeqytet, shtohet numri i kërkesave për ndihmë ekonomike në njësitë bashkiake
Njësitë vendore marrin rreth 20 aplikime në ditë për përfitimin e ndihmës. Specialistët shqyrtojnë dokumentet për të përcaktuar numrin e përfituesve
Emanuela Sako
Varfëria në kryeqytet po shkon drejt një rritjeje dramatike, ku në listat e gjendjeve civile shënohen dhjetëra emra të punëkërkueseve dhe për trajtimin me ndihmë nga shteti. Numri i të papunëve dhe mungesa e vendeve të punësimit janë një nga problemet kryesore me të cilat po përballet shumica e familjeve. Situata konfirmohet nga njësitë bashkiake, ku punonjësit thonë se është shtuar numri i kërkesave për të përfituar ndihmë ekonomike. Në këto njësi, çdo ditë drejtohen për të aplikuar rreth 20 familjarë, të cilët kërkojnë të trajtohen me ndihmë ekonomike. Por, shumica e tyre shprehin dëshirën për t’u punësuar në ndonjë nga projektet e Bashkisë së Tiranës për punën në komunitet, nëpërmjet së cilës do të punësohen dhe do të marrin pagë mujore. Statistikat tregojnë se janë 9 mijë familje në kryeqytet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Ndërsa mjaft të tjerë kërkojnë me çdo kusht që të bëhen pjesë e saj duke mos pasur asnjë të ardhur mujore për të mbajtur familjen. Por, duke qenë se numri i kërkesave është i lartë dhe numri i përfituesve është më i ulët, atëherë shumë prej tyre nuk mund të përfitojnë. Nga ana tjetër, një ndër problemet që po përballen institucionet, janë dhe deklarimet dhe dokumentacioni i falsifikuar për të përfituar të ardhura mujore nga shteti.
Niveli i varfërisë
Përveç përfitimit në mënyrë abuzive, është e qartë se shumë familje po jetojnë në varfëri ekstreme dhe numri i tyre po tejkalohet me hapa gjigant. Shtimi i popullsisë së kryeqytetit, mungesa e vendeve të punës, niveli arsimor etj., janë një çështje ende e pazgjidhur për të arritur nivelet e punësimit dhe përfitimin e një page mujore për këto familje. Familjet e ardhura nga rrethet e tjera të vendit janë ato që po përballen më shumë me këtë fenomen. Niveli i lartë i varfërisë në kryeqytet faktohet nga numri i familjeve të regjistruara që përfitojnë ndihmë ekonomike nga shteti. Mbi 9 mijë familje në kryeqytet mbajnë frymën gjallë me pagesën e përmuajshme të ndihmës ekonomike. Kjo shifër është evidentuar dje nga Shërbimi Social Shtetëror në analizën vjetore të punës. Përsa i përket shtrirjes gjeografike, zonat më të prekura nga varfëria në kryeqytet janë disa njësi bashkiake të Tiranës, Bashkia e Kamzës, Komuna Paskuqan etj. Rreth 948 familje që përfitonin pagesën e ndihmës ekonomike në mënyrë abuzive janë përjashtuar nga kjo skemë gjatë vitit të kaluar.
Situata
Duke pasur parasysh këto shifra, mjaft familjarë të tjerë kërkojnë përfitimin nëpërmjet abuzimeve me dokumentacionin dhe deklarimet e bëra në njësitë vendore. Verifikimet që janë bërë në vazhdimësi mbi dokumentacionin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike kanë rezultuar me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Muajin e kaluar rreth 15 persona në Njësinë Bashkiake Nr. 9 kanë dalë nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike për shkak se kanë rezultuar të kenë prona. Këta persona kanë përfituar për disa kohë ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi deklarimet e të ardhurave dhe pasurive kanë qenë të rreme. Pas verifikimeve që janë bërë nga njësitë kanë dalë se në pronësi të tyre kanë qenë truall, shtëpi, apo makina. Në bazë të ligjit, këtyre personave nuk u takon që të trajtohen me ndihmë ekonomike.
19 Mars 2009