E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Karaxhiçi, më i kërkuari në botë

Arrestohet Radovan Karaxhiç. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç. 

Ish-lideri i serbo-boshnjakëve ishte shpallur në kërkim për kryerjen e krimeve të luftës dhe genocid gjatë luftës së Ballkanit. Karaxhiç kërkohet nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës, në veçanti për masakrën e Srebenicës, ku humbën jetën rreth 8 mijë myslimanë boshnjakë. Nëse do të ekstradohet, Karaxhiç do të jetë serbi i 44-t i dyshuar për krime lufte, i ekstraduar nga Gjykata e Hagës. Ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla del Ponte, i ka bërë disa herë thirrje Beogradit që të bashkëpunojë me të dhe të arrestojë Karaxhiçin, duke e kushtëzuar arrestimin e tij edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga Serbia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›