Shqiptarët kundër rregullores: Nuk përfshihet gjuha shqipe
Dje në Maqedoni hyri në fuqi Rregullorja e re e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e cila mes shumë mosmarrëveshjesh u miratua javën e kaluar.
Mosmarrëveshjet erdhën nga partitë shqiptare në Shkup (kryesisht PDSH në opozitë), që e kundërshtuan atë, pasi në këtë rregullore nuk është përfshirë gjuha shqipe gjatë drejtimit të seancave të komisioneve, gjë që ka qenë edhe shkaku kryesor i mosmiratimit të kësaj rregulloreje për një kohë të gjatë. Rregullorja shihet si rezultat i punës shumëvjeçare të ekspertëve të vendit dhe të huaj, pjesëmarrjes aktivë të organizatave joqeveritare si maqedonase ashtu edhe ndërkombëtare, dhe një nga kriteret për marrjen e datës së bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. "Qëllimi kryesor i kësaj rregulloreje është forcimi i pavarësisë dhe efikasitetit të parlamentit, në procesin e nxjerrjes së ligjeve. Ky funksion i Kuvendit si ligjbërës, duket veçanërisht tek ato dispozita të rregullores së re, të cilat përcaktojnë punën e organeve të Kuvendit", thuhet në njoftimin e Kuvendit të Maqedonisë. "Me këtë rregullore forcohet në radhë të parë cilësia e punës në procesin e nxjerrjes së ligjeve. Njëkohësisht, është dhënë mundësia që në punën e komisioneve të marrin pjesë ekspertë të jashtëm, gjë që siguron profesionalizëm më të madh gjatë debatit dhe zgjidhjeve juridike, ndërsa sigurohet edhe pjesëmarrje më e madhe e opinionit publik në procesin ligjvënës, që është si tren i parlamentarizmit bashkëkohor evropian", theksohet në komunikatë.