Lirohet i pari i "Matrix": S`kishte arsye të vidhte
TIRANE - Endri Mezuraj, i arrestuar në operacionin "Matrix" la dje qelinë e paraburgimit pas plot tre javësh qëndrim në të.
Ishte Gjykata e Apelit e kryeqytetit ajo që pranoi kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë për Mezurajn me argumentet se prindërit e tij ishin biznesmenë dhe djali i tyre nuk kishte asnjë arsye për të vjedhur shuma të vogla parash me kartat bankare, ashtu siç akuzohet nga Prokuroria. Mezuraj, nxënës i vitit të pestë të një shkolle të mesme profesionale në kryeqytet u prangos në fillim të këtij muaji gjatë operacionit të koduar "Matrix", në të cilin ranë në pranga 17 persona. Nga këta, pak ditë më vonë gjykata liroi 5 ndërsa la në qeli 12, përfshi edhe Mezurajn, prindërit e të cilit i ofruan gjyqtarit të çështjes garanci pasurore në këmbim të lirisë së të birit. Por kjo kërkesë u refuzua nga togat e zeza, pasi lirimi i të riut paraqiste rrezikshmëri shoqërore. Pas kësaj avokati i tij e apeloi këtë vendim me kërkesën për të zbutur masën e sigurisë. Dje pasi shqyrtuan kërkesën e mbrojtjes Gjykata e Shkallës së Dytë vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" për këtë të pandehur. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që Apeli i kryeqytetit të shqyrtojë edhe masat e sigurisë për të pandehurit e tjerë të arrestuar në operacionin "Matrix". Sipas Prokurorisë, 17 të pandehurit akuzohen se bënin pjesë në një "bandë hakerash" informatike, qëllimi i së cilës ishte vjedhja e llogarive bankare të shtetasve të huaj. Sipas akuzës, nën drejtimin e të arrestuarit Endrit Gjergjani, të pandehurit përdornin karta bankare, "Visa" dhe "Mastercard", të klonuara duke blerë sende dhe bërë transferta të ndryshme. fa.ma.