Fitonte në kazino, klienti merret "peng" për milionat
Pronarët e kazinosë mbajnë peng për dy orë 21-vjeçarin nga Vlora me pretendimin se fitonte, duke mashtruar dhe manipuluar makinat elektronike të lojës.
Dashamir Biçaku
Policia e Tiranës filloi procedimin penal për bashkëpronarët e kazinosë, dy persona nga Kruja dhe Tirana. Ilir Kau 51 vjeç, nga Tirana dhe Filiard Taga, 28 vjeç nga Kruja, sipas burimeve zyrtare, janë proceduar penalisht nga policia e kryeqytetit me akuzën e heqjes së padrejtë të lirisë së personit në bashkëpunim, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:30, kur Dorian Shehu, 21 vjeç nga Vlora, është kapur nga dy pronarët e kazinosë, sapo ishte futur për të luajtur. Dy bashkëpronarët dyshohet se e kanë marrë dhe futur të riun në një nga zyrat private dhe aty i kanë kërkuar të tregonte si arrinte të fitonte gjithmonë në kazino, duke përvetësuar shuma marramendëse parash. Për rreth një orë e më tepër, Dorian Shehu është detyruar t'iu përgjigjet të dyshuarve për mënyrat si arrinte të fitonte në kazino. Pasi ka dalë nga "izolimi", 21-vjeçari vlonjat ka denoncuar në komisariatin e policisë nr. 3 heqjen e padrejtë të lirisë. Ai ka akuzuar për këtë dy pronarët e kazinosë, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Policia i ka marrë atij një kallëzim dhe më pas ka transferuar dosjen në zyrën e seksionit të Hetimit të Dhunës dhe Lirisë së Personit. Hetuesit e kësaj të fundit, pasi e kanë pyetur për më tepër se dy orë të riun, kanë referuar në Prokurorinë e Tiranës, procedimin penal për Ilir Kaun dhe Filiard Tagën, me akuzën e heqjes së padrejtë të lirisë së personit. Shkak për këtë ngjarje sipas burimeve të policisë, është bërë fakti se Dorian Shehu në shumë raste kishte arritur që me pak para në dorë kur ishte futur në kazino, të dilte me xhepat plot. Kjo situatë ka shkaktuar reagimin e dy pronarëve, të cilët e kanë izoluar klientin e tyre për të mësuar si arrinte të dilte i fituar gjithnjë. Gjatë pyetjes së Tagës dhe Kaut nga policia, ata kanë pretenduar se klienti që ata kishin mbajtur në zyrat e tyre kishte arritur t'i vidhte. Për këtë shkak ata e kanë thirrur në zyrë 21-vjeçarin nga Vlora. Dy pronarët kanë argumentuar për grupin e hetimit se në fakt ishin ata të dëmtuar nga Dorian Shehu, i cili kishte përvetësuar para sa herë që kishte luajtur në kazino.