Dëmshpërblimi,familja kërkon 60 mijë euro nga firma ‘Theos’
TIRANE - Plot 60 mijë euro kërkon Pjetër Kovaçi, babai i 18-vjeçarit Anton Kovaçi, që gjeti vdekjen nën rrënojat e shkollës 'Teknologjike' të shembur një vit më parë.
Seancën e radhës që u zhvillua mesditën e djeshme, Gjykata e Tiranës caktoi ekspertët, të cilët do të përcaktojnë sasinë e dëmit, që u është shkaktuar familjarëve të 18-vjeçarit, që punonte i pasiguruar në firmën "Theos". Duke pretenduar se fajësinë për vdekjen e djalit të tyre e ka pikërisht firma e ndërtimit ku ai punonte, e cila nuk kishte krijuar kushtet e duhura të sigurisë në punë, familjarët e tij i janë drejtuar gjykatës, për të përfituar dëmshpërblim për humbjen e njeriut të tyre. Tashmë, sipas paditësve në favor të tyre, është edhe fakti, që është ankimuar në gjykatë vendimi për pushimin e akuzës nga Prokuroria për inxhinieren e firmës. Pas aktit të ekspertimit pritet, që palët të paraqesin në gjykatë konkluzionet e tyre dhe pastaj gjykata të shpallë vendimin. Ndërtesa e shkollës teknologjike u shemb në verë të vitit të kaluar, teksa punëtorët e firmës "Theos" po punonin për restaurimin e saj. Trupi i pajetë i 18-vjeçarit Anton Kovaçi, lindur në Pukë dhe banues në fshatin Prush të Tiranës, ishte i fundit, që u nxor nga rrënojat e shkollës pas pesë orë kërkimesh, ku morën pjesë edhe shumë mjete të ushtrisë. Më parë, ishte nxjerrë kufoma e punëtorit Isuf Spahiu, 55 vjeç. Viktima, banues në Laknas të Tiranës, qëndroi rreth një orë nën rrënoja. Gjashtë të plagosurit si pasojë e rënies së soletës së shkollës së Hoteleri-Turizmit, ose siç njihet ndryshe Shkolla Teknologjike, ishin dërguar më parë në Spitalin Ushtarak, ku u ishte dhënë ndihma e duhur mjekësore. Burime policore të kryeqytetit konfirmuan atëherë, pak minuta pas ngjarjes se, ata ishin Shpëtim Morina 38 vjeç nga Bathorja; Liman Morina 19 vjeç nga Bathorja; Selim Selimaj, 40 vjeç nga Paskuqani; Alush Ngjeci, 37 vjeç nga Bathorja; Gazmend Todaj, 30 vjeç nga Paskuqani; Kadri Koci, 34 vjeç nga Paskuqani; dhe teknikja e punimeve, 43-vjeçarja Shpresa Sopoti nga Lapraka. Tashmë, paralelisht me padinë e familjarëve të adoleshentit Kovaçi pritet që, gjykata të shqyrtojë edhe ankesën për pushimin e akuzës ndaj inxhinieres. fa.ma.