Arrestohet Pajtim Daja, riciklonte bateri në rrugë të paligjshme
Me gjithë dyshimet për riciklimin e baterive në mënyrë të jashtëligjshme, policia kishte dërguar dosjen hetimore në gjykatë, por edhe pas kësaj ai ka vazhduar me të njëjtin ritëm, madje dhe natën. Pajtim Daja, 51 vjeç nga Berati, pronar i ish-Uzinës së Baterive dhe njëkohësisht pronar i televizionit privat lokal “Vatra”, është arrestuar një ditë më parë nga policia e qytetit të “1001 dritareve”, me akuzën e “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”. Arrestimi i tij është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të policisë lokale, sipas të cilave, ndalimi i tij u bë në zbatim të urdhrit të ndalimit të prokurorit nxjerrë dy ditë më parë, ndërkohë që edhe Gjykata e Beratit me vendimin e saj të datës 12 qershor kishte vendosur ndaj Dajës masën e sigurisë “arrest në burg”.
Sakaq, nga të dhëna policore mësohet se pas informacionit të marrë në rrugë operative, është bashkëpunuar me forcat e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, të cilët kanë konstatuar në këtë qytet automjetin me targa FR 5120 C, të cilin e posedonte shtetasi Pajtim Daja. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë së Qarkut Berat automjetit të shtetasit Pajtim Daja, është gjendur një pistoletë e tipit “Beretë”, të cilën shtetasi Pajtim Daja e kishte pa leje të organit kompetent.
Muaj të tërë që përflitej çështja e uzinës së riciklimit të baterive në Berat, derisa me sa duket, shqetësimi i qytetarëve beratas për ndotje të ambientit gjithnjë e më shumë ka bërë që këtë herë prokuroria të marrë masën e menjëhershme për arrestimin e pronarit të saj. Pajtim Daja është vënë në pranga pas një operacioni të organizuar nga policia e këtij qyteti. Ndërkohë, sipas policisë, edhe gjatë kësaj kohe procesi i tij ndodhej në Gjykatën e Rrethit, Daja vazhdonte të kryente të njëjtin aktivitet si edhe më parë dhe sërish është kapur në flagrancë duke shkrirë bateri për plumb.
Veç këtyre, pronari i fabrikës e ushtronte aktivitetin natën dhe pas kontrolleve të policive, përkatësisht ajo e rendit, bashkiake e tatimeve etj., përpara disa muajsh ishte kapur në flagrancë dhe dosja hetimore ishte përcjellë në Gjykatën e Rrethit Berat. Sipas burimeve të policisë, edhe gjatë kohës që procesi ndodhej në Gjykatën e Rrethit, Daja vazhdonte të kryente të njëjtin aktivitet si edhe më parë dhe sërish është kapur në flagrancë nga forcat e policisë duke shkrirë bateri për plumb.
Ndërkohë, ministri i Mjedisit është shprehur se fabrika është pa leje mjedisore. Edhe pse pronari ka bërë kërkesë për leje mjedisore, ajo nuk plotëson kushtet që të kryejë funksionin e shkrirjes së baterive për shkak se në këtë zonë ka një ndotje shumë të madhe dhe se fabrika ka një teknologji tejet të vjetruar, të prapambetur dhe se punon pa filtra. Edhe ministri i Ekonomisë po në Parlament është shprehur dhe ka marrë angazhimin që mos ta licencojë këtë fabrikë që deri tani ka qenë pa licencë. Për këtë çështje, me një shkresë më datën 26 tetor të një viti më parë, institucioni i bashkisë ka bërë njoftimin në Prokurorinë e Beratit nga ku më pas ky organ ka filluar procedurat ligjore dhe pas përfundimit të hetimit në datën 22.1.2008, e ka përcjellë dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.
Daja
Edhe pronar i televizionit “Vatra”
Pajtim Daja është pronar i ish-Uzinës së Baterive ku edhe riciklonte bateri duke u bërë një nga ndotësit më të mëdhenj të qytetit të Beratit. Shqetësimi i qytetarëve beratas disa javë më parë është ngritur edhe në Parlamentin e Shqipërisë ku sipas deputetit të Beratit, Erion Braçe, ministri i Brendshëm ka marrë angazhimin që të vërë në dispozicion të institucioneve vendore, siç është prokuroria apo gjykata, forcat e rendit që kjo fabrikë të mbyllet.