E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë; Dhunoi varrezat, prangoset 19-vjeçari Malka

Policia e komisariatit të Korçës ka arrestuar një 19-vjeçar me banim në këtë qytet, me akuzën "dhunim i varreve në bashkëpunim", pasi është kapur në flagrancë, duke vjedhur varrezat publike të qytetit. Sipas burimeve zyrtare policore, Drini Malka, 19 vjeç, banues në lagjen Nr. 4 të qytetit të Korçës është ndaluar ditën e djeshme, pasi ka tentuar të vjedhë së bashku me një person tjetër objekte metalike në varrezat publike të qytetit. Vjedhja dhe dëmtimi i varrezave publike të qytetit të Korçës, sipas burimeve zyrtare të policisë, është kthyer kohët e fundit në një dukuri shqetësuese, pasi persona të ndryshëm vjedhin në to objekte zbukuruese apo mbrojtëse prej hekuri dhe bronzi me qëllim që t’i shesin për skrap. Policia tha se ka mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm zonën pranë varrezave të qytetit për të zbuluar dhe kapur autorët e këtyre vjedhjeve që në të shumtën e rasteve rezultojnë të mitur që shfrytëzohen nga persona të tjerë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›