Hetimi, djegia e metalurgëve në furrat e shkrirjes, aksidentale
Shkelja e rregullave të sigurimit në punë është shkaku i aksidentit të ndodhur në fundjavë në Uzinën e Ferro-kromit në Elbasan ku u plagosën 3 metalurgë. Pasi ka mbikëqyrur vendin e ngjarjes, të dhëna nga grupi hetimor kanë pohuar një ditë më parë se tashmë janë dëgjuar dëshmitë e metalurgëve të plagosur dhe dëshmitarëve të tjerë të ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se nga punëtorët janë shkelur rregullat e sigurimit në punë dhe nuk janë respektuar veprimet teknologjike në procesin e përpunimit të metaleve në uzinën e kësaj kompanie industriale.
Megjithatë, të dhëna të tjera nga Inspektorati i Punës në qytetin e Elbasanit, nxjerrin se ngjarja është aksidentale. Kështu, sipas inspektorit Egli Lalloshi, “aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në firmën “Alb Krom” me pasojë djegien e tre metalurgëve ishte aksidentale”. Sipas tij, “rreth orës 2 të mëngjesit kova e skorjes (ku shkrihet ferro-kromi), është vënë në punë, më pas është hequr për t’u transportuar në vendin e depozitimit rreth orës 9 e 30. Kova me Skorje ka marrë kontakt me ujin duke shkaktuar shpërthimin, pasi ende nuk ishte ngurtësuar plotësisht”. Ndër të tjera, inspektori i Elbasanit ka bërë me dije se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërkohë që pritet të merren masat ndaj firmës “Alb Krom”, për kushtet e depozitimit të shkrirjes së ferro-kromit dhe mbrojtjen e metalurgëve, që shkaktoi këtë aksident”.
Aksidenti në punë ndodhi paraditen e së dielës në furrat e shkrirjes të firmës ruso-austriake “Albania Chrome” (ACR ) në qytetin e Elbasanit. Tre punëtorë kanë mbetur të plagosur me djegie në pjesë të ndryshme të trupit teksa po punonin në furrat e shkrirjes. Tre të plagosurit Aqif Pepa, Mehmet Serica, Luan Jaupi u shtruan menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit ku dhe iu nënshtruan ndihmës së mjekëve. Metalurgët kanë qenë duke punuar në repartin e shkrirjes së ferro-kromit, në turnin e tretë, kur një kovë e rëndë me ferro-krom të shkrirë është derdhur teksa transportohej horizontalisht në një lartësi jo më shumë se 5 metra. Sipas burimeve, copëza të llavës së mineralit gjatë përplasjes në tokë u kanë rënë tre punëtorëve në pjesë të ndryshme të trupit. Djegia ka qenë e menjëhershme, edhe pse metalurgët ishin të veshur me rroba zjarrduruese. Sipas mjekëve, të tre metalurgët i janë nënshtruar një kure intensive dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, Aqif Pepa dhe Mehmet Serica janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë larguar për në shtëpi ndërsa ka pësuar djegie të rënda por jashtë rrezikut për jetën Luan Jakupi i cili ndodhet ende në spital.
Reagimi
Rusët e “ACR”-së: Punëtorët shkelën rregullat teknike të punës
Pas një analize të plotë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në ambientet e uzinës së përpunimit të ferro-kromit në Elbasan, drejtuesit e firmës “Albanian Chrome” ACR, kanë dalë në konkluzionin se aksidenti rezulton të ketë ndodhur si rezultat i shkeljes së rregullave teknike nga personeli i uzinës. Në një deklaratë zyrtare për shtyp një ditë më parë, drejtuesit e kësaj firme janë shprehur se ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë të ditës së shtunë kur punëtorët kanë bërë derdhjen normale të metalit dhe kanë depozituar kovën me skorje për t’u ftohur në pozicionin e përcaktuar, sipas të gjitha rregullave të sigurimit teknik. Ndërkohë, turni i parë i ditës së diel, duke konsideruar se ftohja e kovës tashmë ishte e plotë, ka realizuar zbrazjen e skorjeve në pikën e grumbullimit të tyre dhe ka vazhduar përgatitjet për derdhjen e radhës. Masa e skorjeve të ngurta nga kova (kupola) është hedhur në vendin e caktuar. Sipas përfaqësuesve të firmës, në mëngjesin e së dielës një shi i rrëmbyeshëm ka shkaktuar në uzinë krijimin e një sasie ujërash sipërfaqësore, të cilat kanë arritur të bien në kontakt me mbeturinat e fundit të skorjeve të depozituara më herët.
Duke penetruar në plasat e kupolës së skorjeve – me sa duket ende jo plotësisht të ftohur – uji ka shkaktuar një shpërthim të brendisë së kupolës (skorjeve). Megjithatë, në deklaratën e saj thuhet se “Albanian Chrome” ACR shpreh keqardhjen për këtë avari dhe angazhohet që të forcojë masat e sigurisë për të shmangur çdo ngjarje që rrezikon jetën e punëtorëve dhe mbarëvajtjen e procesit të prodhimit.