Takimi; Këshilli i Prokurorisë, sot zgjidhen 3 anëtarët e rinj
Në mjediset e hotel "Tirana International" në Tiranë sot do të zhvillohet procesi i zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Prokurorisë Shqiptare. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se anëtarët e rinj do të zëvendësojnë tre prokurorë, të cilëve u ka mbaruar afati në ushtrimin e kësaj detyre në strukturën e Këshillit të Prokurorisë. Sipas këtyre burimeve, përzgjedhja e kandidaturave do të bëhet përmes procedurës së votimit. Këshilli i Prokurorisë, një strukturë e rëndësishme pranë Prokurorisë së Përgjithshme, për mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni, përbëhet nga 7 anëtarë (prokurorë).