E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i Matematikës, përgjigjet e sakta për të gjitha shkollat

Shpallen përgjigjet zyrtare të testit të Letërsisë për të gjitha shkollat e vendit. Rreth, 33 mijë maturantët do të kenë mundësi të njihen me mënyrën se si duhet të ishin përgjigjur në test. Përgjigjet e vlerësimit shpallen për shkollat e mesme e përgjithshme për të dyja drejtimet, social-kulturore, seksioni dygjuhësh, korrespondencë, shkollat profesionale 3+2 dhe 5 vjeçare, Pedagogjike, Gjuhët e Huaja. Sot maturantët do të njihen me përgjigjet e sakta për secilin profil. Ndërsa notat për përgjigjet e dhëna në testet e tyre do t’i mësojnë pas dy javësh. Testet e plotësuara me të njëjtat masa sigurie do të nisen në drejtim të shkollës “Sabaudin Gabrani” në Tiranë, ku do të shpërndahen për t’u korrigjuar në 4 qendra vlerësimi në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier. Afro 155 korrigjues të testeve do të fillojnë nga puna ditën e premte, 20 qershor 2008, në këto 4 qendra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›