Arrestohet aktorja e Hedhër Lokler
Ylli i serive amerikane Hedhër Lokler (“Merlose Place, “TJ Hooker”, “Boston Legal”), ish-bashkëshorte e këngëtarit Tomi Li dhe Riçi Sambora, është arrestuar nga policia e Los Anxhelosit ndërsa i jepte makinës në një gjendje jo të mire shëndetësore. Mesa duket, Lokler nuk ishte e dehur megjithatë iu nënshtrua disa testeve për të verifikuar nëse ishte nën efektin e drogës. Si protagoniste ose si aktore e roleve më të thjeshta, Hedhër është e njohur për pjesëmarrjen e saj në mjaft filma të rëndësishëm këta 20 vjetët e fundit. Por jeta private është përfolur pavarësisht kontributit që ka dhënë në profesion, sidomos zakoni për t’u lidhur me personazhe të botës së rrokut. Para Pamela Andersonit, ajo ishte përkrah të famshmit Tomi Li, në një martesë që përfundoi shumë shpejt. Më pas erdhi Riçi Sambora, kitarist i Bon Xhovit që disa muaj më parë u përfshi në një incident të ngjashëm me atë të arrestimit të Lokler. Martesa me Samborën zgjati 11 vjet dhe nga kjo martesë lindi një vajzë. Aktualisht Hedhër është lidhur me Xhek Vagner, një aktor me të cilin ka bashkëpunuar në “Melrose Place”, por për të ky është një moment i vështirë: ajo është përfshirë nga depresioni dhe disa muaj më parë u dëgjuan zëra për një tentativë vetëvrasjeje. Mbase ky arrest erdhi si pasojë e anti-depresivëve që aktorja po merr për të kaluar këtë moment të vështirë.
Martohet Skarlet Xhohanson
Aktorja Skarlet Xhohanson është veshur me të bardha. Pas shumë zërave, aktorja më në fund i ka thënë ‘po’ fejesës me kolegun Rajan Rejnolds. Sipas mediave, çifti u martua në fshehtësi, duke zgjedhur si vendin më të përshtatshëm për këtë ditë një resort në Kanada. Nuk do të ketë muaj mjalti për çiftin, pasi xhirimet po i presin. Prej disa muajsh ndihej aroma e luleve të portokallit por të dy bënë ç’ishte e mundur për të shuar çdo dyshim, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të distanconin fotografët. Këtë rradhë, Rejnolds është betuar se do ta mbajë premtimin për të mos tradhëtuar atë që i ka thënë të dashurës, ssic ndodhi disa vite më parë me këngëtaren Alanis Morisete, të cilën e braktisi në vigjilje të dasmës, pas 5 vitesh pasion. Aktori këtë rradhë ka menduar t’i shkojë deri në fund premtimit për martesë dhe ceremonia ka qenë mjaft e thjeshtë dhe e rezervuar, arg syve të kureshtarëve. Para udhëtimit të martesës, muza e Vudi Alen mund të marrë rolin e bashkëshortes së devotshme për të vazhduar më pas xhirimet e filmit më të fundit.
30 Shtator 2008