Tiranë, asnjë gjurmë nga 12-vjeçarja që ra në lumë, vijojnë kërkimet
TIRANE - Vazhdojnë kërkimet në lumin e Tiranës për gjetjen e trupit të 12-vjeçares M.Merkaj, e cila ra në lumë pasi humbi ekuilibrin në një urë të improvizuar në Babrru.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 16:15, kur 12-vjeçarja po luante me bashkëmoshatarët e saj. Polombarët e forcave RENEA, të angazhuara në terren gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditën e sotme nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të vajzës.
Drejtues të komunës Paskuqan bënë të ditur se ura është një ndërtim i paligjshëm, i cili është prishur disa herë nga ana e autoriteteve, pasi përbën rrezik për jetën e banorëve, por është rindërtuar sërish.
Banorët e lagjes Shpat në Babrru janë futur dhe vetë në lumë për të gjetur trupin e të miturës, por pa rezultat.
(er.nu/news24/BalkanWeb)