E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet banda e grabitësve profesionistë

Berat

Një tjetër bandë grabitësish profesionistë ka rënë në duart e Policisë së Beratit. Mëngjesin e së hënës, agjentë të Sektorit të Krimeve të Rënda, pas një pune dyjavore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Butiku”, duke bërë arrestimin e tre hajdutëve. I njëjti burim saktëson se në pranga ka përfunduar: Leonard Guçe, 19 vjeç, i njohur me pseudonimin “Xhuxhi”, Afrim Rama, 24 vjeç, dhe ëngjëll Muka, 43 vjeç, i njohur me pseudonimin “Uriqi”, të tre nga qyteti i Beratit. Të ndaluarit kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje. Burimet zyrtare të Policisë së Beratit shpjeguan se ky grup kriminal akuzohet për dy vjedhje të ndodhura gjatë këtij muaji në dy lagje të qytetit. Ata dyshohen si autorë të vjedhjes së një dyqani bizhuterish natën e 8 janarit 2010 dhe një dyqani veshmbathjesh natën e datës 21 janarit 2010. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia ka gjetur e sekuestruar disa nga sendet e vjedhura.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›