E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset në aksident 44-vjeçarja, procedohet shkaktari

Elbasan

Një 44-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident automobilistik, ndërkohë që Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal për një 29-vjeçar që ka shkaktuar ngjarjen. Sipas burimeve të policisë, mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:10 ka filluar procedimi ndaj 29-vjeçarit Florian Shabanaj nga qyteti i Elbasanit, i cili akuzohet si shkaktar i një aksidenti të ndodhur në aksin Elbasan–Metalurgjik. Policia sqaroi se, duke drejtuar automjetin tip “Yaguar” me targa M862CLH, Shabanaj është përplasur me automjetin “Fiat Tempra” me targa TR0916H të drejtuar nga E.S, 52 vjeç nga Tirana. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar bashkëshortja e shoferit të “Fiat”-it, M.S, 44 vjeçe. E lënduara, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›