E akuzoi si spiun, ish-presidenti polak humb gjyqin kundër gazetarit

Varshavë, 31 Gusht, NOA I akuzuar si spiun i shërbimeve sekrete gjatë kohës së komunizmit, ish-presidenti polak, Lech Valesa ka humbur sot një proces gjyqësor ndaj një gazetari që e cilësoi si të tillë.
Gjyqi i zhvilluar në qytetin Gdansk të Polonisë
e vlerësoi akuzën e gazetarit Kristof Vizkovski se Valesa ka qenë spiun i
policisë sekrete në kohën e komunizmit si të drejtim në aspektin e të drejtës së
tij për tu shprehur.
Gjyqtarët që drejtonin procesin kanë thënë se gazetari nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shfrytëzuar të drejtën e tij si gazetar për liri të shprehjes kur ka bërë komentet për Valesan në një intervistë televizive.
n.e/NOA