E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet biznesmeni grek, mashtroi pogradecarin

 

KORÇE - Prangoset biznesmeni grek. Policia e Korçës bëri të ditur se arrestoi pasditen e së enjtes Janis Papadhjas, 58 vjeç. Mësohet se biznesmeni nga fshati Lavadhja ishte denoncuar nga një tjetër biznesmen nga Pogradeci. Ai e kishte denoncuar 58- vjeçarin grek për mashtrim me një shumë të konsiderueshme parash. Mësohet se Janis Papadhjas kryente biznesin e tij duke siguruar qymyr druri në vendin tonë, të cilin më pas e tregtonte në Greqi. Mësohet se pogradecari i kishte shitur 20 tonë qymyr kundrejt 6 mijë eurove. Greku kishte 6 muaj që kishte marrë ngarkesën dhe nuk kishte bërë pagesën. Sipas policisë, është verifikuar në doganë transporti i sasisë së mësipërme të qymyrit nga ana e Papadhjas. Tashmë po punohet për të zbuluar nëse ka edhe biznesmenë të tjerë, të cilët mund të kishin pësuar të njëjtën gjë sikurse denoncuesi.            j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›