Sherri për vajzat, plagoset gjimnazisti
VLORE - Një grup adoleshentësh janë zënë dje me grushte, e më pas sherri precipitoi deri në plagosjen e njërit prej tyre me thikë. Ngjarja ndodhi përballë shkollës së mesme, “Ali Demi”, kur nxënësit sapo kishin mbaruar mësimin. Disa prej tyre, kanë nisur të konfliktohen për vajzat e shoqërisë së tyre. Pas debatit që degjeneroi me grushte e shkelma, njëri prej nxënësve nxori një thikë dhe plagosi maturantin E. Maka. Sipas policisë, 18-vjeçari është qëlluar me thikë në anën e djathtë të kraharorit, në mes të brinjëve. Por pas ndihmës së marrë në spital, ai është jashtë rrezikut. Pas sherrit, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka nisur hetimin për identifikimin e tyre, duke marrë në pyetje disa nxënës të kësaj shkolle. q.b