Problem i mbartur, prishja e vendimeve nga gjykata
Konstatimi
Njësitë Task-Forcë shpeshherë janë “ankuar” për prishjen në masë të dosjeve në gjykatat e të tria shkallëve të gjyqësorit. Shpeshherë personat e arrestuar për korrupsion, krim të organizuar dhe pastrim të parave kanë dalë pa u “lagur” nga vendimet e gjyqësorit. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm u ka kërkuar njësive të përbashkëta hetimore që çdo vendim pafajësie duhet të analizohet dhe të diskutohet me qëllim që të merren masat përkatëse. Megjithatë, nga evidentimi ka rezultuar se gjykatat e kanë interpretuar ndryshe ligjin, të ndikuara edhe nga faktorët e tjerë. Tashmë puna për evidentimin e veprave penale, sipas kryeprokurores, duhet të ndiqet nga hetuesit e të gjitha institucionet që kanë krijuar Task-Forcën.