Arrestohet drejtuesi i furgonit me klandestinë, shkonin për në Greqi
PERMET - Një tjetër rast i kalimit ilegal të kufirit është zbuluar në zonën e Çarcovës, Përmet në kufi me shtetin fqinj të Greqisë.
Disa persona nga Elbasani po tentonin kalimin e kufirit në drejtim të Greqisë, kur u zbuluan nga policia lokale. Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve Ilegale në Policinë Rajonale të Gjirokastrës, kanë vënë në pranga shtetasin Ylli Banaj 34 vjeç nga Elbasani. Ky i fundit, sipas policisë është person i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe të grabitjes me dhunë. Ai është kapur nga shërbimet e policisë së Përmetit në orët e pasdites së djeshme në kthesën e Zhepës në afërsi të fshatit Çarcovë, një zonë fare pranë kufirit. Banaj është arrestuar në momentin kur ndodhej në shoqërinë e disa shtetasve nga qyteti i Elbasanit me një automjet tip furgon, me të cilin po i transportonte për të kaluar ilegalisht në Greqi. Sipas hetimeve të para të policisë, mësohet se shpërblimi që do të merrte Ylli Banaj nga klandestinët ishte 700 euro për secilin nga personat që do të kalonin kufirin drejt Greqisë. Menjëherë pas arrestimit të personit të dyshuar për “dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit”, policia i kaloi materialet e dosjes Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore. Ndaj Ylli Banaj është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale të “dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit me qëllim përfitimi, e mbetur në tentativë”. Ky është rasti i tretë i kalimit të klandestinëve drejt Greqisë, që konstatohet nga policia e Përmetit gjatë muajve të fundit. p.n