E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten tabelat e kompleksit sportiv

TIRANE – Dy persona janë arrestuar nga policia me akuzën se kanë vjedhur shtyllat mbajtëse të kompleksit sportiv pranë Qytetit Studenti në Tiranë.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, sipas të cilave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, kanë kryer shoqërimin e dy shtetasve, pasi paraprakisht dyshohen për akuzën e “vjedhjes”. Nuri Tafa, 43 vjeç dhe Enver Demaj, 50 vjeç, të dy banues në Tiranë, sipas policisë dyshohet se kanë vjedhur shtyllat në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ata janë ndaluar në rrugën “Arben Broci”, pranë Qytetit Studenti, pasi policia zbuloi se me mjetin tip kamionçinë, me targa TR 4837 N, po transportonin 4 shtylla metalike (mbajtëse të tabelave të basketbollit). Policia tha se këto shtylla dyshohet se janë vjedhur nga të ndaluarit në kompleksin sportiv të Qytetit Studenti. Pas shoqërimit të personave të dyshuar, policia ka kryer veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 shtyllat metalike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›