E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet dyqanxhiu dhjete dite pasi plagosi konkurrentin

Fier Policia

Sherri për konkurrencë mes dy dyqanxhinjve është zbardhur dje nga Policia e Fierit, që arrestoi për tentativë vrasjeje njërin prej të përfshirëve në konflikt. Policia njoftoi dje për arrestimin e Viron Llaqos, 32 vjeç, i cili dyshohet se ka plagosur rëndë pronarin e një dyqani fqinj në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth dhjetë ditë më parë, kur Fatmir Duraj, 56 vjeç, është dhunuar rëndë dhe ka përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet ende në rrezik për jetën. Sherri mes dy dyqanxhinjve nuk është denoncuar menjëherë nga familjarët e të dëmtuarit, të cilët janë paraqitur në polici vetëm pasi kishin sistemuar në spital të afërmin e tyre. Për shkak të dëmtimeve të rënda me mjete të forta, që i janë shkaktuar 56-vjeçarit Duraj, policia e ka klasifikuar ngjarjen si vrasje e mbetur në tentativë dhe ka vënë në pranga të dyshuarin, 32-vjeçarin Viron Llaqo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›