E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga te kerkuarit per pasaporte false

Tiranë Pas 3 vjetësh

Një i kërkuar prej tre vitesh është vënë në pranga, pasi ishte dënuar me tetë muaj burg për falsifikim të pasaportës së vëllait. Bëhet fjalë për arrestimin e Shaip Gjanës, 32 vjeç, i cili është dënuar që në tetor të vitit 2007 nga Gjykata e Tiranës. Shaip Gjana është nga Bicaj i Kukësit. Më 23 prill 2007, Afrim Gjana që është vëllai i tij, kishte shkuar në komisariat për t’u pajisur me pasaportë, por është vënë në dijeni se nuk mund të merrte një të tillë, pasi kishte një tjetër. Pas interesimit, ka mësuar se vëllai i tij ishte pajisur me pasaportë për të ikur drejt Greqisë, duke falsifikuar gjeneralitetet. Në këto kushte, policia ka nisur hetimin dhe më pas e ka dërguar Shaipin për ndjekje penale, ndërkohë që gjykata e ka dënuar me tetë muaj burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›