E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet emigrantja me 3 kg heroinë



KRETË - Një emigrante shqiptare është kapur me tre kilogramë heroinë në portin e Heraklion, ishull në Kretë. 27-vjeçarja mësohet se është vënë në pranga ditën e djeshme, gjatë një aksioni antidrogë. Këta të fundit ishin duke pritur gruan shqiptare që të zbriste nga anija pasi kishin marrë informacione në lidhje me trafikun që ajo po bënte. Gruan e priste dhe një taksi që do ta dërgonte menjëherë në banesë. Policia e ka vënë në pranga emigranten shqiptare në momentin që ajo ka qenë duke marrë taksinë. Gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë pako me heroinë, me nga 500 gramë secila. Pesha totale ishte 3.068 gramë. Gjithashtu janë bllokuar dhe 2 mijë euro kesh, që mendohet të kenë ardhur nga shitja e lëndës narkotike. Në banesë i janë gjetur dhe 27.500 euro si dhe një çek 15 mijë eurosh, para që i kishte dërguar në bankë.

1 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›