Biznesi i paligjshëm i kromit, dyshime për përfshirjen e policisë
Në Bulqizë, ku ndodhet miniera më e madhe në vend për nxjerrjen e kromit, kohë pas kohe dalin akuza që përfshijnë në afera korruptive edhe strukturën shtetërore që ka për detyrë të luftojë krimin e çdo lloji, përfshirë edhe atë ekonomiko-financiar. Megjithatë, askush nuk u ka shkuar deri në fund akuzave që hidhen mbi Policinë e Shtetit, duke e lënë të vërtetën ende të pazbardhur. Nga ana tjetër, fakt është se policia, në mos po përfiton nga biznesi i paligjshëm me kromin, po toleron abuzimin në territorin e minierës së Bulqizës.
Kështu, këto ditë urdhri i ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, për ndërprerjen e aktivitetit të nxjerrjes së kromit për 6 shoqëri private të licencuara, përfshirë firmën ruso-austriake që ka marrë me koncesion minierën e Bulqizës, u ka dhënë krah privatëve të palicencuar të intensifikojnë punën për nxjerrjen e mineralit të kromit, sidomos në stoqet e tij.
Këta privatë vazhdojnë krejt të qetë të grumbullojnë krom pa paguar asnjë detyrim tatimor, ndërsa homologët e tyre të licencuar kanë ndërprerë punën sipas urdhrit të ministrit Ruli. Në këtë biznes, duket se është përfshirë edhe policia lokale në Bulqizë. Kjo për faktin, se ndërsa 6 shoqëritë private, plus atë koncesionare, kanë ndërprerë punën në bazë të këtij urdhri, dhjetëra privatë të tjerë të palicencuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës vazhdojnë tregtinë e nxjerrjes së kromit krejt qetësisht.
Ata që akuzojnë policinë për përfshirje në afera korruptive tregojnë se javën e shkuar, një fadromë e shtetasit me inicialet A.Dauti, e bllokuar në mjediset e Komisariatit të policisë së Bulqizës për punë të jashtëligjshme në stoqet e kromit ka dalë nga ky komisariat pa paguar asnjë lloj gjobe. Kjo hedh hije të forta dyshimi për afera korruptive të përfshirjes edhe të policisë në tregtimin e mineralit të kromit. Të pyetur për këtë problem, shefi i parandalimit të krimit dhe shefi i sapoemëruar i këtij komisariati, përkatësisht Edmond Veizaj dhe Astrit Jella, thonë për "Shqip" se nuk dinë gjë për këtë problem, gjë kjo që shton hijet e dyshimit, për mënyrën e daljes nga komisariati të kësaj fadrome. Por, fakti që nga dy fadroma të bllokuara në ambientet e komisariatit, për efekt të punës së jashtëligjshme në stoqet e kromit, njëra del nga këto ambiente ditën për diell dhe tjetra mbetet e bllokuar, hedh hije të forta dyshimi se drejtues të lartë të këtij komisariati janë të përfshirë në afera korruptive të shfrytëzimit të jashtëligjshëm të mineralit të kromit. Janë pikërisht këto afera korruptive që bëjnë të mundur punën e jashtëligjshme në nxjerrjen e kromit në pjesën qendrore dhe jugore të minierës, kur kjo në bazë të urdhrit nr. 223, datë 31.03.2008, të ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, është e ndaluar.
Qëndrimi
Policia: Kromi,
në fokusin tonë
Shefi i ri i Komisariatit të Bulqizës, Astrit Jella, thotë se emërimi i tij në krye të këtij komisariati është bërë pikërisht për të luftuar shfrytëzimin e paligjshëm të mineralit të kromit. Zoti Jella pranon se shfrytëzimi i paligjshëm i mineralit të kromit është një ndër problemet kryesore të qytetit të qetë të Bulqizës. "Unë që ditën që kam ardhur në krye të komisariatit kam hartuar një plan masash për parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të kromit", thotë Jella, ndërsa sqaron se e ka marrë detyrën e shefit të komisariatit vetëm katër ditë më parë. Por ndërsa flet për plan masash, shefi i komisariatit thotë se nuk ka shërbim policor pranë stokut të kromit, ku është përqendruar aktualisht puna e firmave të palicencuara. "Ne kemi një polic që përgjigjet për atë zonë, por nuk kemi vënë shërbim rojash", thotë shefi i komisariatit. Për sa i përket bllokimit të dy fadromave dhe lirimit të një prej tyre, zoti Jella thotë se ka pak dijeni për këtë çështje, pasi bllokimi është bërë kur ai nuk e kishte marrë ende detyrën. Por ai thotë se për fadromën që ka dalë nga ambientet e komisariatit ka dijeni edhe drejtori i policisë së qarkut dhe se kjo është bërë pasi pronari ka sjellë dokumentet.