Sharrohen hekurat edhe në seksionin e Zani Çaushit
Hetimet dhe kontrollet në burgun e sigurisë së lartë në Burrel janë duke nxjerrë në sipërfaqe të dhëna të tjera që flasin për korrupsionin e drejtuesve dhe vërtetojnë planin për arratisjen e një numri shumë më të madh të burgosurish nga ky institucion. Pas arratisjes së Fran Marashit dhe Pashk Lleshit nëpërmjet dritares së banjës, të cilës kishin arritur t‘i prisnin hekurat, prokuroria e rrethit, policia kriminale, por edhe strukturat e policisë së burgjeve, janë vënë në lëvizje për të zbuluar dhe arrestuar të gjithë bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë krim. Burime të sigurta informacioni thanë dje se gjatë kontrollit në ambientet e burgut, në zonën B, ku ndodhen të burgosur të dënuar për vepra të rënda penale, janë gjetur edhe dy dritare të tjera të cilave u ishin prerë hekurat dhe prej nga mund të largoheshin. Të njëjtat burime thanë se në këtë zonë ndodhen të burgosur edhe persona që kanë bërë pjesë në grupin e Zani Çaushit, i njohur si një nga të fortët e qytetit të Vlorës. Dje pasdreke Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka thyer heshtjen duke dalë me një prononcim zyrtar lidhur me atë çka po ndodh në një nga burgjet që konsiderohej si nga më të sigurtët në vend. Zëdhënësja e kësaj drejtorie ka mohuar informacionet për zbulimin e dritareve të tjera me hekura të prerë, por nuk ka dhënë më shumë informacione lidhur me planin e zbuluar tashmë nga Prokuroria e Rrethit Mat për arratisjen nga burgu të rreth 75 të dënuarve të tjerë.
Ndërkaq, numri i të arrestuarve nga punonjësit e shërbimit të burgut ka arritur në nëntë, ndër të cilët, drejtori aktual Eduard Brahilika, ish-drejtori Shyqyri Dushku, Thanas Runeci, me detyrë shef i policisë i Burgut, Luan Hysa, me detyrë shef i regjimit të brendshëm, Kadri Domi, me detyrë shef i regjimit të jashtëm, Kujtim Laçi, me detyrë përgjegjës informacioni në Burgun e Burrelit dhe katër punonjës policie: Ervin Heta, Ardian Ruka, Fiqiri Ceni dhe Fatmir Domi. Lidhur me boshllëqet që janë krijuar në personelin e shërbimit të burgut të Burrelit, për shkak të këtyre arrestimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masa për të zëvendësuar këta persona. Nisur edhe nga situata mjaft e vështirë në të cilën ndodhet aktualisht ky institucion, drejtuesit e burgjeve kanë menduar të komandojnë aty specialistë të zgjedhur nga strukturat e tjera. "Për vazhdimin normal të punës dhe sigurinë në burg, janë bërë komandimet e nevojshme të drejtuesve të burgjeve, si dhe të stafit policor, specialistët më të mirë të stafit të burgjeve janë komanduar, derisa prokuroria të vërtetojë ose të hedhë poshtë akuzat për shpërdorim detyrë të drejtuesve të mëparshëm", tha dje zëdhënësja e burgjeve, Blerina Marini. Aktualisht, në drejtimin e Burgut të Burrelit është komanduar Beqir Metani, oficer me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë fushë.
Ndërkaq, burime nga Prokuroria e Rrethit Mat thanë se të dy të arratisurit e të shtunës, Fran Marashi dhe Preng Lleshi, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor kanë bërë akuza të rënda në drejtim të drejtorit të burgut. Ata kanë thënë se ai u kishte kërkuar ryshfet për t‘i liruar. Gjithsesi, tashmë prokurorëve u duhet të verifikojnë vërtetësinë e këtyre deklarimeve.