Arrestohet grabitësi i "Benz"-it
Policia njoftoi dje se ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se është kontingjent vjedhjesh në kryeqytet. "Nga specialistët e seksionit kundër vjedhjeve të automjeteve u krye ndalimi i shtetasit Klajdi Filip Kollçiu, 20 vjeç, lindur dhe banues në Fier, me arsim të mesëm, i dënuar më parë për vjedhje mjetesh. Ndalimi i tij u bë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së automjetit tip ‘Benz‘, me targa TR 6892 H, në pronësi të një shtetasi, vjedhje kjo e ndodhur me datë 10 dhjetor 2008", thanë burimet nga policia e Tiranës. Sipas tyre, u kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "vjedhjes".