Në pranga për dy bidonë naftë
Dy persona janë vënë në pranga për vjedhjen e dy bidonëve naftë. Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dy të dyshuar për konsumim e veprës penale të vjedhjes. Ata janë Ritvan Xheladini, 25 vjeç dhe Andi Beqiri, 20 vjeç. "Ndalimi i tyre u krye sepse në rrugën "Komuna e Parisit", në afërsi të kompleksit "Dinamo", dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dy bidonë naftë në kamionin me targa TR 5148 F", thotë policia. Por inspektorët e policisë kanë dërguar në prokurori materialet hetimore dhe dy të dyshuarit akuzohen për veprën penale të ‘vjedhjes" në bashkëpunim dhe rrezikojnë një dënim nga 6 muaj deri në 5 vjet burg.