Dënimet alternative, ministria mban peng 600 kërkesa
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dënimet alternative
Vonesat e Ministrisë së Drejtësisë për dërgimin e grupit të punës në gjykatë për dënimet alternative, po mban peng afro 600 kërkesa nga të burgosurit. Burimet pranë gjykatës bëjnë me dije se nga ana e ministrisë ende nuk është dërguar asnjë konfirmim zyrtar për Institutin e Provës, i cili duhet të paraqitet në gjykatë si palë e tretë për dënimet alternative. Ka pasur shumë kërkesa nga të dënuarit për përfitimin e dënimeve alternative, por ato janë lënë pezull deri në mbërritjen e një përgjigjeje nga Ministria e Drejtësisë, pasi është në juridiksionin e saj caktimi i personave që do të përfaqësojnë Institutin e Provës në çdo proces gjyqësor. Funksionimi i këtij instituti është miratuar që më datën 15.01.2009, por, me sa duket, ende nuk ka filluar së funksionuari. Numri i të burgosurve që kërkojnë dënim alternativ është konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila bën me dije se ky vendim do t u vijë në ndihmë shumë të dënuarve. Përfituesit më të mëdhenj nga këto dënime do të jenë të miturit. Grupi i punës pranë Ministrisë së Drejtësisë ka përcaktuar edhe kriteret që duhet të përmbushin të burgosurit që do të përfitojnë nga dënimet alternative.
Instituti i Provës
Burime nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se paketa ligjore është miratuar që në dhjetor të vitit 2008 dhe tashmë është miratuar dhe struktura e Shërbimit të Provës si dhe organika e saj prej 50 punonjësish. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se punohet për rekrutimin dhe trajnimin e stafit të strukturës së Shërbimit të Provës. Mësohet se dënime alternative do të ofrohen sidomos për të miturit, apo njerëz të akuzuar për vepra penale deri në dy vjet burg dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të cilët mund të vuajnë dënimet në shtëpi. Këto dënime do të aplikohen dhe për kategori të tjera, ndër ta individë me fëmijë të vegjël. Ministria e Drejtësisë bën të ditur se, me fillimin e zbatimit të ligjit, sipas kushteve dhe procedurës së përcaktuar në të, mund të përfitojnë dhe afro 400 të dënuar, që aktualisht vuajnë dënimet në burgje.
Ligji
Ligji për dënimet alternative krijon një institucion që nuk ka ekzistuar më parë, çka do të bëjë të mundur zbatimin e dënimeve alternative. Në Shqipëri ka pasur dënime alternative siç janë kundërvajtja penale apo lirimi me kusht, por kanë qenë shumë të kufizuara. Me krijimin e këtij institucioni bëhet e mundur që në Shqipëri të zbatohet e plotë gjithë gama e dënimeve alternative dhe kjo është një përvojë e huazuar nga vende që kanë dekada që e zbatojnë këtë gjë. Një pjesë e mirë e veprave penale janë vepra që nuk kanë pse të dënohen detyrimisht me burg, mosha e personit mund të jetë i mitur. Mosha e brishtë, por dhe pesha e një institucioni si burgu është një damkë që personi mban gjithë jetën. Dënimi alternativ zbut pikërisht këtë gjë. Duke eliminuar shpenzimet për një të burgosur mund të krijohen rezerva të cilat mund të investohen në spitale, rrugë apo shkolla.
Sokol Koçiu kërkon liri me kusht
Sokol Koçiu, i dënuar nga gjykata për trafik të lëndëve narkotike ka kërkuar sërish nga gjykata lirimin me kusht. Por seanca e zhvilluar dje është shtyrë për mungesë të prokurorit të çështjes. Në seancën e zhvilluar dje është vënë theksi edhe tek dënimet alternative që do të përfitojnë të burgosurit. Gjykata me qëllimin për ti lënë kohë ministrisë për të vepruar e ka shtyrë seancën për dy javë. Tashmë pritet edhe verifikimi i dosjes së Koçiut, për të parë nëse ai përfiton nga dënimet alternative apo jo. Ai është arrestuar nga operacioni shumë i bujshëm “Kokaina” dhe është dënuar nga gjykata me 15 vjet heqje lirie. Ish- oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në bazë të dënimit që rëndon mbi të duhet të dalë nga qelia në janar të vitit 2013. Sipas llogaritjeve, Sokol Koçiu duhet të kryejë afërsisht edhe katër vite burg.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009