I vranë djalin në kufi, kërkon dëmshpërblim nga shteti
Autori i Lajmit: red.
Vrasja e të birit nga ushtari i komandës së Zall-Herrit, ka bërë që një familje nga Vaqarri t i drejtohet gjykatës ku ka paditur Ministrinë e Mbrojtjes si dhe komandën e repartit ushtarak. Ata kërkojnë nga gjykata që të detyrojë paditësit për të njohur shpenzimet e varrimit të djalit që, sipas kërkuesve, shkojnë deri në 800 mijë lekë si dhe përkujdesjen ndaj tyre për ushqim. Ditën e djeshme në gjykatë është zhvilluar seanca e radhës dhe pasi gjyqtari Arben Kostandini ka bërë prezencën e palëve e ka shtyrë sërish seancën për në një datë tjetër me qëllim njoftimin e palës së paditur. Vrasja ka ndodhur në vitin 2000, në portin e Durrësit, ku një ushtar ka qëlluar me armë në drejtim të katër të rinjve që po përpiqeshin për të kaluar ilegalisht kufirin. Shefik Xhebraj nga Vaqarri i është drejtuar gjykatës së Tiranës për vrasjen e djalit të tij, Altin Xhebraj, i qëlluar për vdekje nga një ushtar në Portin e Durrësit më 4 mars 2000. Sipas një vendimi të gjykatës së kryeqytetit, ushtari Shpëtim Llanaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me pesë vjet burg për shkelje të rregullave të shërbimit të rojes në objekte të rëndësishme. Trupa gjykuese njeh në vendimin e saj tentativën e katër të rinjve për të hyrë në një traget në Portin e Durrësit dhe refuzimin e tyre për t iu bindur urdhrit të ushtarit. Pas kësaj, ushtari Llanaj ka qëlluar duke lënë të vrarë 18–vjeçarin. Prindërit e adoleshentit kërkojnë dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vrasja me dashje e Altin Xhebrajt, shpenzim për ushqim jetese të prindërve të tij dhe shpenzime për varrimin e tij. Nga ana tjetër, janë të paditur komanda e repartit ushtarak numër 1006 Zall-Herr, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtari që vrau adoleshentin Xhebraj.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009