E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet, grabiti 600 mijë lekë

• ELBASAN – Arrestohet pasi i kishte grabitur me dhunë 600 mijë lekë një kamionisti.

Burime të policisë pohuan dje arrestimin e 29-vjeçarit Astrit Limani, nga Përrenjasi. Mësohet se arrestimi i Limanit ka ardhur pasi në orët e para të 24 marsit të këtij viti, ka vjedhur me dhunë 600 mijë lekë, në një kamion të parkuar në anë të rrugës në lagjen “28 Nëntori” të Elbasanit, në afërsi të doganës. Bëhet e ditur se këtë shumë ia ka vjedhur shtetasit B.ZH., 49 vjeç lindur dhe banues në Devoll të Korçës, me profesion kamionist. Në momentin që është grabitur 49-vjeçari ishte duke pushuar në kabinën e kamionit të tij të tipit “Man” me targa DV 0093 A. Ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë sulmit të 29-vjeçarit, i cili është larguar së bashku me paratë e tij. Pas denoncimit të kamionistit në polici, u bë i mundur ndalimi i 29-vjeçarit Limani, mbi të cilin rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›