Korçë, jashtë rrezikut dy fëmijët
• KORÇË - Dy fëmijë e plagosur nga shpërthimi i një djegoreje në fshatin Lozhan të Korçës dy ditë më parë, janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas shefit të pavijonit të kirurgjisë në spitalin e Korçës, Bujar Isaku, për Eris Sulçen, 14 vjeç dhe Premtim Agollin, 13 vjeç rreziku për jetën është evituar plotësisht. Ndërkohë që dje ata i ka vizituar në spital, kryetari i Komunës së Lozhanit Bujar Salijani, si edhe prefektja e Qarkut Korçë, Elfrida Zefi, të cilët kanë lavdëruar punën e mjekëve dhe veçanërisht atë të kirurgëve që kryen ndërhyrjet tek të miturit. Erisi ka treguar për gazetën, se djegoren ai e kishte gjetur në një barakë pranë hyrjes së minierës, ku ai po kërkonte hekurishte dhe se ajo kishte shpërthyer pasi ai dhe bashkëmoshatari i tij e kishin goditur me gurë. Dy adoleshentët u plagosën mesditën e së dielës, kur u shpërtheu në duar një djegore predhe luftarake. j.gj