Grabitës me maska e armë në rrugën nacionale Vlorë-Fier
• VLORE – Maskat rikthehen në rrugën nacionale që lidh Vlorën me Fierin.
Një profesor i Inxhinierisë Navale në universitetin “Ismail Qemali”, ka rënë pre e dy personave të armatosur, ndërsa mëngjesin e djeshëm udhëtonte drejt Tiranës. Grabitja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm, në vendin e njohur si kthesa e Panajasë të rrugës nacionale. Dy personat e maskuar dhe të armatosur sapo kanë parë mjetin tip “Lancia” me targë VL 3017A i kanë dalë para, duke e detyruar të ndalojë. Nën presionin e armëve, profesori Vladimir Kasëmi ka dalë nga makina. Maskat e kanë urdhëruar t’u dorëzohej të gjitha paratë që kishte me vete. Një shumë prej 6.200 lekësh dhe dy pajisje analizash të laboratorit të universitetit, që kishte në makinë janë rrëmbyer prej autorëve. Duke e kërcënuar që të mos tregonte për ngjarjen ata e kanë lënë të largohej. Me shpejtësi, profesori është kthyer në qytet, duke iu drejtuar menjëherë komisariatit për të denoncuar se çfarë i kishte ndodhur. Policia ka shkuar në vendngjarje duke marrë me vete dhe denoncuesin për t’u shpjeguar saktësisht mbi terrenin dhe personat e dyshuar për grabitjen. Më pas, policia ka shoqëruar 4 persona të dyshuar, banorë të zonës së Panajasë, por mbas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë. Nga hetuesit dyshohet se autorët janë banorë të fshatit pranë, të cilët pas grabitjes kanë mundur që të shfrytëzojnë zonën për t’u larguar në drejtim të paditur. Rasti i fundit që është kryer grabitje në këtë zonë nga persona të armatosur dhe të maskuar ka qenë 1 vit më parë. q.b