E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gruaja më tradhtonte e më kërkonte llogari”

• LUSHNJE – Gjykata e Lushnjës dha dje masën “burg pa afat”, për Artur Çelën, personin që masakroi me thikë bashkëshorten e tij dhe plagosi një tjetër.

Në seancën e djeshme prokurorja e çështjes Elida Selimaj, ka kërkuar para trupit gjykues masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për të pandehurin Çela për veprën penale të “vrasjes me dashje” dhe “plagosjes me dashje”. Ndërsa pala mbrojtëse, e përfaqësuar nga një avokat i zgjedhur nga gjykata, ka pohuar para trupit gjykues se, në momentin e krimit Çela kishte qenë në gjendje të dehur. Ai ka kërkuar që kjo të merret si rrethanë lehtësuese, gjë që është hedhur poshtë nga togat e zeza. Vetë i pandehuri në deklaratën e tij ka hedhur akuza mbi bashkëshorten e tij të vdekur, se ishte ajo që e tradhtonte. “Nuk e tradhtoja vetëm unë. Edhe ajo të njëjtën gjë bënte dhe mua më kërkonte llogari”, ka pohuar ai në sallën e gjyqit. Artur Çela, akuzohet për vrasjen me thikë të gruas së tij, Feride Çela, si edhe plagosjen e Lirim Çelës.       m.r.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›